Dëshmi

May 24, 2023 | 8:51

Iam Tongi shpallet fituesi më i ri i “American Idol 2023”

Vetëm 18 vjeç, këngëtari i lindur në Hawaii, Iam Tongi, u bë mashkulli më i ri që fiton “American Idol”.  

Konkurrenti fitoi në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mposhtur kështu Megan Danielle dhe Colin Stough. Ai u kurorëzua fituesi i sezonit të 21-të të shfaqjes së famshme pas një votimi mbarëkombëtar gjatë një finale tre-orëshe të mbushur me yje në ABC.

 Ai performoi “Don’t Let Go” nga Spawnbreezie, ndërsa familja e tij në audiencë krijuan një atmosferë  të  zjarrtë. Ylli në ngritje ndërkohë ka lindur në Hawaii, por zbuloi se është me origjinë nga Tonga e Samoa. Tongi ka mbaruar së fundmi shkollën e mesme dhe është vetëm 18-vjeç.

Sipas Kauai Now News, pasi u zgjodh si një nga tre konkurrentët më të mirë të “American Idol”, Tongi vizitoi vendlindjen e tij në Bregun e Veriut dhe iu dha një diplomim nderi nga shkolla e mesme Kahuku, Kahuku. Artisti i ri tashmë ka një sërë lidhjesh në industrinë e muzikës. Gjatë finales, një numër interpretuesish të mëdhenj u ngjitën gjithashtu në skenë, duke përfshirë Kylie Minogue, Pitbull, TLC, James Blunt dhe Clay Aiken.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top