Butësi, harmoni… poezi. Në fakt, çdokush do të dëshironte që shtëpia e tij bashkë me ndjesinë e përshkruar, të hijeshonte dhe po kaq të ishte komode e praktike në të jetuarit në të. Themelues të arkitekturës, dizajnit dhe stileve të jetesës, herë pas here qëndisin me dashuri projekte të reja dhe tejet tërheqëse në prezantimet risi të tyre. Një shtëpi e mbushur me dritë, në harmoni ngjyrash dhe materiesh, e bën atë më të ëmbël. Në këtë numër ju propozojmë aromë franceze, një shtëpi model që ndodhet në Tuluz.
♦ Dhomë e ndritshme, e gjallë, një harmoni e ëmbël mes ngjyrës së bardhë, tonet pastel dhe druri. Përreth tavolinës, karrige antike prej druri gjithashtu, të cilat kornizohen në sfondin e një hapësire ngrënieje e ndarë me një mur xhami. Në anën e kundërt ndodhet këndi i studimit.
♦ Zona e ngrënies është e vendosur në dhomën e ndenjes, midis kuzhinës dhe një qosheje për t’u ulur. Rreth saj, një tavolinë e madhe prej druri modeluar me karrige të ndryshme të një cilësie të mirë.
♦ Dritëhijet e lehta janë arsyeja për t’u ndier mirë sipas interierëve. Kjo, pasi për syrin janë më çlodhëse se sa ngjyrat e ndritshme apo ato të ndezura. Kjo shtëpi është një histori e bukur.
♦ Kuzhina ka një pamje të bukur retro me mobilie dhe dysheme çlodhëse e vend për argëtim. Ambientit, arkitektët janë përpjekur t’i ruajnë frymën e stilit arkitektonik lokal, si dhe vëllimet tipike të një shtëpie jashtë qendrës urbane, ku normalitet gëzon dhe ferma si pjesë plotësuese e saj. Ajo që përbën ndryshim brenda materieve, të cilat kanë një kuptim dhe vlerë për familjen në fjalë, janë disa stoli terakotë dhe punime të vjetra druri, të ruajtura me fanatizëm nga të parët.
♦ Në dhomë, dërrasa e dyshemesë është pikturuar në ngjyrë gri dhe muret janë ngjyrë rozë të ëmbël, të zbehtë. Shtrati, një hekur i farkëtuar, i cili në origjinal ka qenë blu. Tashmë është lyer me llak të bardhë. Komodina dhe tavolina janë nga vitet ‘50, marrë nga një dyqan për bamirësi.
♦ Në dhomë këndi i studimit, mobiluar me një karrige shkolle dhe një tavolinë të një cilësisë së mirë. Në familje, tualeti i stiluar në dysheme me pllaka të ndryshme, duke krijuar një qilim dekorativ.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.