Arredimi i shtëpisë është domosdoshmëri, por njëherësh edhe kënaqësi. Përkujdesja fizike me zhvendosjen apo plotësimin e elementëve të rinj, krijon ndjesi emocionuese. Një element i rëndësishëm në këto hapësira është edhe investimi sa i takon bashkërendimit të ideve, ku aktorë bëhen edhe më të vegjlit e familjes, fëmijët. Si pjesë e rëndësishme e së tërës, edhe ata meritojnë të japin kontribut, sidomos kur bëhet fjalë për dhomën e tyre personale. Dekorimi i dhomave të të vegjëlve përbën një mundësi të kënaqshme, duke iu krijuar atyre kopshtin e përrallave, të lojërave argëtuese dhe pse jo edhe fantazinë që përcjell bota e librave me bibliotekat e ngritura në vendin e duhur sipas projektimit. Pa u kursyer, të gjithë mund të ndihmojmë për krijimin e dhomave sa më të frytshme për fëmijët, një hap drejt një bote krejt të re, të mundësive e të dizenjove sa emocionuese aq edhe produktive, qoftë edhe për hapësira të vogla. Nëse është vajzë apo djalë, ju dini ku duhet të guxoni për njërin e ku duhet të përçoni magjinë tek tjetri. Ja disa ide të mahnitshme të dhomave të gjumit për fëmijë, që nga mobilimi e deri te pajisjet si sfond për të vegjlit tuaj. Le të argëtohemi!
Dhoma gjumi rozë dhe të kuqe
Tavani rozë dhe shtrati me dominim të ngjyrës së kuqe, qëndrojnë bukur si dekor, një dizajn i gjallë dhe i
vërtetë si në vilën e Notting Hill projektuar nga Amanda Hornby.
Në re
Në këtë shtëpi, retë janë mistifikimi i një bote imagjinatash shumë të dashur nga fëmijët. Shtresëzimi i ngjyrave tek retë, u jep atyre një dekor tërheqës dhe plot fantazi. Arkitekti interior, Henri Fitzwilliam
kombinon bardhësinë murale dhe shtratin me elementët dekorativë siç janë korniza, jastëkët dhe abazhuri me personazhet e preferuar të përrallave.
Stili përzgjedhës
Perde në “Kinta” me figuracione nga Clarence House, shtuar kësaj ngjyrat e pajisjeve në këtë dhomë gjumi fëmijësh nga Todhunter Earle.
Edukimi
Udhëtimi është tema e kësaj dhome fëmijësh, ku një afresk mural i hartës së botës plotësohet nga një kolltuk i veshur me pëlhurë të stampuar me hartën e Nju Jorkut.
Stili Savana
Një dizajn i veçantë mural i cili mund të transferohet në cilëndo hapësirë të mundshme të shtëpisë. Kjo skenë safari mund t’i japë dhomës së fëmijës tuaj jetë.
Shtrat anije
Kur më në jetën tuaj mund të keni një krevat që të duket si një varkë? E pra, zgjidhjen ja tek e keni! Kënaqeni fantazinë e fëmijës tuaj me një dhomë të tillë, me mure blu dhe pajisje elegante në ngjyrë të kuqe me të bardhë, duke uniformizuar këtë vend detar.
Hapësirë e përbashkët
Dhomë për dy vetë? Kjo hapësirë e përbashkët për dy vajza, mund të jetë dhomë mund të jetë shumë e koordinuar, por ajo ka shumë personalitet falë aksesorëve të çuditshëm si: kukulla të cilësisë së mirë, një dre i zakonshëm apo dhe yje ndriçues me mbishkrim “dashuri”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.