Lifestyle

February 14, 2020 | 8:22

Ide dhuratash vetëm për ju të dy

“Dashuria nuk  shprehet në një ditë” të gjithë jemi dakord, por kjo ditë është shkas për të ndezur pasionin te çiftet e konsoliduara apo për të rikthyer kujtime të lëna pas në vite.

Në të gjithë botën Shën Valentini është festa e dytë më e festuar pas Krishtlindjes. Buqeta të mëdha trëndafilash të kuq, letra të vogla dashurie, kutitë e çokollatave apo dhe bizhuteritë, janë pamja tipike e asaj dite.

Jastëku i personalizuar është një dhuratë perfekte dhe romantike. Është një mënyrë mjaft e këndshme për të pasur një kujtim të bukur.

 

 

Mbajtësja e çelësave është gjithmonë një ide e bukur për dhuratë. Mund të vendosni fotografinë tuaj ose një shprehje që ia thoni gjithmonë njëri-tjetrit.

 

 

 

Byzylyku me gurin e shenjës suaj, kombinuar me elementin infinit dhe i punuar me finesë është një dhuratë që të dashurës suaj do t’i pëlqejë shumë.

 

 

Zbuloni lirinë e kufjeve wireless ndërkohë që dëgjoni muzikë në telefon. Kufjet ergonomike janë programuar për të qenë rehat. Një ide ideale për të dashurin tuaj!

 

Përse të kushtëzoheni me një kornizë të thjeshtë, kur mund ta vendosni foton tuaj në një zgjedhje më origjinale dhe të realizoni një dhuratë unike?

 

Loja e shahut bën pjesë te dhuratat ideale për partnerin tuaj, për të kaluar së bashku mbrëmje dedikuar argëtimit dhe kënaqësisë

 

 

Bizhutë nuk dalin kurrë nga moda dhe nuk e humbasin asnjëherë vlerën. Për këtë Shën Valentin, ky byzylyk është një ide e bukur, pasi mund të shkruani në gurët e tij gjithë dashurinë tuaj.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top