Lifestyle

February 15, 2017 | 9:39

Ide të shkëlqyera për super organizimin e tualetit

Ju ka ardhur në majë të hundës modeli i tualetit? Kërkoni të ndryshoni dizajnin dhe nuk dini nga t’ia filloni? Është e natyrshme që secili prej nesh ka nevojë për një shtysë në rimodelimin e ambientit të banjës. Për territore të vogla, me pak mundësi akomodimi dhe lëvizje të sendeve, ju propozojmë disa ide specialistësh të fushës për të shfrytëzuar sa më mirë hapësirat e limituara. Imazhet në vëmendje shfaqin ide elegante për të marrë frymëzim.

Gjendje blu

Projektuesja interiere Suzy Hoodless në punën e saj për një shtëpi në perëndim të Londrës, për të krijuar një efekt joshës, ka përdorur materiale të gjysmëshekullit dhe një ngjyrë të errët, që herë pas here përthyen shkëlqimin.

blue-mood

Stili lojë

Pronarët e kësaj shtëpie në Londër e shndërruan tualetin në një suitë luksi. Ata dëshironin që hapësira të kishte ngrohtësi dhe ngjyra. Ndaj bënë këtë zgjedhje të guximshme, duke e veshur dyshemenë me pllaka me ngjyrë në një përzierje të kuqe, gri e butë, të bardhë, kaki dhe blu. Dekori ishte pikturuar me ngjyrë rozë që të përputhej me dyshemenë dhe të bashkohej me klasiket ngjyrë bronzi.

pattern-play

Goditje e gjelbër

I njohur si tualeti Edwins, ky model mund të shfaqë çdo gjë që pronarët e kësaj shtëpie në Francë dëshironin. Foto është pellgu ‘Ove’ me sqimë nga Kohler, mbi një lavaman të kromuar e të lëmuar. Pllakat e gjelbra nga Emery&Cie, të cilat gjallërojnë muret.

green-shoots

Sharm anglez

Mos mendoni asnjëherë se banjo ka nevojë me patjetër për pllaka mur më mur. Ka diçka simpatike në kombinimin e pikturave, letrave murale apo mermerit në shtëpinë e interieres Diana Sieff. Modeli “Kopshti Adam” nga Lewis&Wood shkon bukur me një dritare të plotë me bimë të kuqe në parmak. Vendosja e dollapëve me dyer pasqyrë kursen hapësirën, siguron ruajtjen e sendeve dhe e bën këtë ambient të duket më i madh.

english-charm

Chic me fushë shahu

Një fushë shahu nuk mund të jetë një stil i përjetshëm, por modern, po. Kuzhina është vendi i zakonshëm për të, por ky shembull tregon se, gjithashtu qëndron bukur edhe në banjë, sidomos kur çiftëzohet me mure në ngjyrë të kuqe të thellë. Banja është në Knole, një shtëpi madhështore në Kent, në pronësi të Trustit Kombëtar dhe të banuar nga Robert Sackville-West dhe familja e tij. Boja u zgjodh nga Jane, gruaja e Robertit, me pak ndihmë nga bojaxhiu Woody Clark.

checkerboard-chic

Çift bashkëkohor

Pajisje moderne të kombinuara me pllaka ngjyrë gri të errët, në model mozaik dhe detaje bliri të gjelbër për një hapësirë të ftohtë, bashkëkohore. Ndarëse xhami të thjeshta e prej qelqi që sigurojnë hapësirë praktike për mëngjeset e shpejta të banorëve të saj.

contemporary-couple

Theks akuamarinë

Nuancat akuamarinë dhe blu janë një zgjedhje e zakonshme për një skemë të tillë të ngjyrave në tualete, por ato e bëjnë punën. Pllakat gri me shkëlqim dhe zgjedhja e magazinimit stil industrial e rinovojnë pamjen. Çfarë luksi!

aqua-accents

Burimi: http://www.houseandgarden.co.uk/interiors/bathroom

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top