Të mos kesh të qartë në mendje nëse dëshirojmë apo kemi nevojë për dashurinë mund të na bëjëta përjetojmë marrëdhënien në mënyrë aspak të hareshme. Kur dëshira për dashuri është shumë e fortë, rrezikojmë për shembull të idealizojmë dashurinë, a thua se kjo gjë duhet të na zgjidhë të gjitha problemet që kemi.
Në moshë të re është normale që të ndodhë idealizimi i dashurisë. Edhe në moshë më të madhe idealizimi i dashurisë ndërton një miks ndjenjash dhe tërheqjeje fizike që bëjnë të mundur një jetë në çift të shëndetshme dhe të lumtur.
Idealizimi si instrument mbrojtjeje
Shpesh, në një lidhje, ka gjëra që nuk duam që të tjerët t’i shohin. Ka raste që nuk ndihemi mirë me partnerin, por nga nevoja e domosdoshme për të pasur dikë pranë, arrijmë ta vëmë atë në një piedestal ku nuk e meriton të jetë. Në këtë mënyrë partneri idealizohet, e shohim në mënyrën që na pëlqen më shumë dhe na vjen më tepër për shtat. Kështu vendosim një tis të bardhë, me qëllimin e vetëm që të fshehim gjërat që mund të na prishin ëndrrën. Ky lloj idealizimi nënkupton një mbrojtje, e cila për ne mund të jetë e rrezikshme dhe nuk duam ta pranojmë. Por është e pashmangshme që ta ruajmë këtë tis? Herët a vonë ai do të venitet dhe ne mund të ndihemi seriozisht të zhgënjyer. Kjo gjë është e rrezikshme për shëndetin tonë psikik, pasi mund të vuajmë shumë. Për këtë arsye duhet ta shohim dhe konsiderojmë partnerin për atë që është dhe të mos e shndërrojmë atë në të vetmen arsye për të jetuar. Është shumë e rëndësishme të kultivojmë interesat personale, duke shmangur mohimin e vetvetes. Për këtë duhet të kemi një jetë shoqërore shumë aktive dhe të kemi si qëllim kryesor mirëqenien personale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.