Në fokus

October 27, 2018 | 9:36

Ilaçet kundër presionit të lartë të gjakut, shkaktojnë kancer të mushkërive

Pilulat e presionit të gjakut të marra nga miliona njerëz në mbarë botën mund të rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive. Në këtë konkluzion kanë dalë shkencëtarët që kanë kryer një hulumtim për pacientët që përdorin “frenuesin” ACE.

Rezulton se ata kanë 14% më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri vetëm se përdorin këto pilula gjatë mjekimit. Ata që i merrnin ato për pesë vjet e kishin nivelin e rrezikshmërisë nga prekja prej kancerit të mushkërive 22%, ndërsa shkon deri në 31% për ata që i përdorin prej dhjetë vitesh.

Shkencëtarët besojnë se këto pilula shkaktojnë akumulimin e kimikateve të quajtur “bradikinin” në mushkëri, e cila çon në kancer.

Por ekspertë të tjerë hedhin dyshime mbi rezultatin dhe vënë në dukje se kanceri i mushkërive mund të shkaktohet thjesht nga pirja e duhanit.

Deri në pesë milionë pacientë në Britani të Madhe, ku u bë studimi përdorin rehabilituesit e presionit të gjakut të njohur si ACE. Frenuesi ACE më i zakonshëm, i quajtur “Ramipril” është përdorur më shumë 27 milionë herë në Angli në 2017, duke xhiruar 41 milion paund në ekonomi.

Emra të tjerë të zakonshëm përfshijnë kapopril, cilazapril dhe enalapril. Të gjithë këto reduktojnë aktivitetin e enzimës konvertuese të angiotensinës, ose ACE dhe duke bllokuar këtë enzimë, enët e gjakut relaksohen dhe zgjerohen duke ulur tensionin e gjakut.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top