Mirëqenie

April 5, 2019 | 8:45

Ilaçi më i mirë natyral, falë përzierjes së tre përbërësve të thjeshtë

Në këtë artikull ne duam të rekomandojmë një “ilaç” të vjetër të lindur në Gjermani. Është një pije e përbërë nga limon, hudhra, xhenxhefil dhe ujë. Përfitimet e panumërta të kësaj pike vijnë nga kombinimi i këtyre 3 përbërësve shumë të njohura në botën e mjekësisë natyrore për shkak të aftësive të tyre të jashtëzakonshme shëruese.

Përfitimet shëndetësore:

  • Rregullon nivelin e yndyrës në gjak;
  • Parandalon dhe trajton kongjestion arterial;
  • Parandalon dhe trajton infeksionet dhe ftohjet;
  • Përmirëson sistemin imunitar;
  • Pastron mëlçinë në mënyrë të natyrshme;
  • Parandalon lodhjen;
  • Mbron trupin nga radikalët e lirë, shkaktarë të shumë sëmundjeve serioze, sidomos në dëm të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

Përbërësit:

  • 4 limon me lëkurë;
  • 4 koka të mëdha hudhre;
  • 1 rrënjë e vogël xhenxhefil (rreth 3-4cm);
  • 2 litra ujë të pastër.

Përgatitja:

Lani limonët dhe prijini ato në copa, shtoni hudhrën dhe vendoseni së bashku me limon dhe xhenxhefilin në një blender, masën e përftuar hidheni në një tas metalik, hidhni 2 litra ujë në tas dhe vendoseni për të zier, trazojeni vazhdimisht derisa të arrijë pikën e vlimit. Menjëherë fikeni nxehtësinë pak para se përzierja të arrijë vlim të plotë dhe lëreni të ftohet. Përmes një kullese hidheni masën e përftuar në një shishe qelqi. Pini një gotë një herë në ditë, me stomak bosh ose të paktën 2 orë para një vakti. Kombinimi i ujit dhe limonit neutralizon erën e hudhër. Para se ta pini këtë pije, sigurohuni që ta tundni mirë.

 

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top