Mirëqenie

March 5, 2019 | 13:22

Ilaçi më i mirë natyral që mban nën kontroll tensionin e lartë të gjakut…

Rreziku i presionit të lartë të gjakut mund të zvogëlohet duke bërë disa ndryshime në mënyrën e ushqyerit apo stilin e jetesës. Simptomat e hipertensionit vdekjeprurës mund t’i parandaloni duke ngrënë disa ushqime të caktuara.

Megjithatë, tani ekspertët shëndetësorë kanë treguar se edhe lëngu i domates mund t’jua zvogëlojë shtypjen e gjakut pasi është i pasur me kalium. Kaliumi është mineral i domosdoshëm në të cilin trupi mbështetet për të shmangur shtypjen e gjakut, sepse balancon efektet negative të sodiumit.

Sasia e madhe e sodiumit rrit shanset e zhvillimit të hipertensionit. Pra, sa më shumë sodium të hani, aq më të rrezikuar jeni nga presioni i lartë i gjakut. Përveç lëngut të domates, edhe lëngu i portokallit dhe bananet janë të mbushura me kalium dhe ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së gjakut.

Ekspertët sugjerojnë që të pini 150ml lëng domateje apo portokalli në ditë, ose ta hani një banane të madhësisë mesatare. Përveçse zvogëlon rrezikun e hipertensionit, konsumimi i frutave të mbushura me kalium reduktojnë edhe rreziqet e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, por edhe të sulmeve të zemrës.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top