Është një ilaç i thjeshtë për t’u përgatitur dhe përdorur, mirëpo ka efekte të shkëlqyeshme. Preparati është plotësisht natyral, nuk mund të dëmtojë organizmin tuaj, por ndikon në përmirësimin e fortësisë së eshtrave.
Ky ilaç natyral është i lehtë për t’u përgatitur dhe e gjitha që ju nevojitet janë:
- 10 lugë fara liri,
- 5 lugë susam të bluar,
- disa fara kungulli,
- disa fara gruri,
- pak fara luledielli,
- 3 lugë rrush të thatë,
- 1 kg mjaltë livadhesh.
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzieni të gjithë përbërësit, duke përdorur lugë druri. Kur t’i përzieni mirë, tretjen vendoseni në kavanoz qelqi. Përdorimi: konsumoni një lugë gjelle të këtij ilaçi para mëngjesit dhe një para dreke.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.