Në fokus

January 11, 2019 | 11:53

Imazhi që shpjegon pse grave ju nevojitet shumë kohë për t’u rikuperuar pas lindjes

Nëse keni fëmijë tashmë e dini se nënat nuk mund t’i rikthehen menjëherë jetës normale. Trupi i tyre ka kaluar nëpër një sërë ndryshimesh dhe natyrisht do të ketë nevojë për pak kohë për t’u kthyer ashtu si ishte dikur.

Një leje lindje standarde është 12 javë, por disa ekspertët thonë se nënat kanë nevojë më shumë se kaq, madje deri në një vit. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar nëse nuk keni lindur kurrë më parë. Sa ndryshime mund të sjellë në të vërtetë një fëmijë në trupin tënd?

E pra, shumë. Dhe më në fund doli një grua që të tregojë në mënyrë të shkëlqyer se gratë kanë nevojë për shumë kohë për t’u shëruar, pasi një njeri del nga trupat e tyre. Duke përdorur një imazh të thjeshtë të një pjate dhe një metër, ajo e bëri të lehtë të kuptohet nga të gjithë se sa e keqe mund të jetë plaga e mbetur nga placenta juaj pas lindjes.

Emri i gruas është Laura Fry, dhe kohët e fundit ka postuar foton në faqen e Facebook-ut  ‘Labor of Love’, që ndodhet në Pensilvani.

“22 cm ose 8,6 inç. Ky është diametri i saktë i një pjate në shtëpinë tonë. Ky është gjithashtu diametri mesatar i placentës”, thotë ajo. Më pas ajo diskuton për mënyrën se si lindni, ju thuhet që do të lehtësoheni pas gjashtë javësh dhe një nga arsyet për këtë është sepse “Pas lindjes së foshnjës, nënat kanë një plagë në brendësi të tyre mitër ku placenta ishte e bashkangjitur”, shkruan Fry. “Kjo plagë do të paktën 4-6 javë për t’u shëruar plotësisht. Gjatë kësaj kohe ato janë ende të ndjeshme ndaj infeksionit dhe hemorragjive”.

Fry vazhdon të thotë se pa marrë parasysh se çfarë lloj angazhimesh keni, edhe nëse ndjeheni relativisht mirë pas lindjes, është e rëndësishme të pushoni dhe të mos e sforconi veten. Ajo gjithashtu u bën thirrje të dashurve të nënës së re: “Bashkëshortit, prindërve, miqve që ta lënë të pushojë. Ndihmojeni sa më shumë që të mundeni dhe mos lejoni ta lodhni!”

E dini që thonë se gjërat e thjeshta mund të ndryshojnë botën? Kjo foto e thjeshtë e një pjate dhe një metri thjesht bëri që shumë njerëz të klikonin mbi të. Postimi i saj u nda 15,000 herë dhe numëron më shumë se 7,000 pëlqime. Gjithashtu nuk mungojnë dhe komentet, të cilat janë jashtëzakonisht pozitive.

“Lindja nuk është diçka e zakonshme dhe përkrahja është mjaft e domosdoshme”, shprehet një komentuese.

“Do kisha dashur që dikush të më kishte informuar për këtë gjë. U ndjeva mjaft mirë një javë pas lindjes dhe dola të ecja në park… kjo gjë më kushtoi dy javë më shumë për t’u rikuperuar. Kërkoni ndihmë  dhe pushoni mjaftueshëm”, u shpreh një tjetër.

 

Burimi / tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top