Në fokus

September 26, 2017 | 9:39

Implanti elektronik/ Pas 15 vitesh në koma 35-vjeçari tregon shenja të vetëdijes

Një burrë që ka kaluar 15 vjet në koma, ka derdhur lot për herë të parë pas një implanti elektronik.

1

35-vjeçari,  i dëmtuar nga një aksident automobilistik, kishte treguar shenja minimale që ai ishte i vetëdijshëm për botën e jashtme pas aksidentit. Por, pas një stimuli elektrik në një nerv të lidhur me trurin e tij, ai ishte në gjendje të buzëqeshë dhe dukej sikur qante, teksa dëgjonte një këngë të preferuar. Për herë të parë, pacienti i paidentifikuar ishte në gjendje të ndiqte një objekt lëvizës me sytë e tij dhe ta kthente kokën, sipas kërkesave.

Shkencëtarët po kërkojnë të përdorin të njëjtën teknikë tek pacientët e tjerë për të parë nëse mund të funksionojë më gjerësisht.

Zbulimi u pa pas stimulimit të nervit vagus, i cili lidh trurin me pjesën tjetër të trupit dhe dihet që është i rëndësishëm në zgjimin dhe vigjilencën.

Dr. Angela Sirigu, një bashkëautore e studimit të botuar në revistën Current Biology, tha: ‘Plastizmi i trurit dhe riparimi i trurit janë ende të mundshme edhe kur shpresa duket se janë zhdukur’.

Ekspertët kanë kërkuar kujdes

Ekspertët kanë kërkuar kujdes rreth rezultateve, pasi përmirësimet janë relativisht të vogla dhe janë parë vetëm në një pacient. Megjithatë stimulimi i nervit është teknika e parë që bëri dallimin ndaj 35-vjeçarit, për të cilin ilaçet dhe rehabilitimi ishin joefektive.

Studiuesit francezë zgjodhën me dashje një pacient që kishte qenë në koma për më shumë se një dekadë, duke implantuar një stimulues nervor në gjoksin e tij, i cili ishte ndezur pas një muaji.

Një rrymë elektrike u aplikua në nervin vagus dhe pacienti u monitorua për më shumë se 20 seanca.

Trajtimi, i përdorur tashmë në epilepsi dhe depresion, rriti aktivitetin në trurin e tij, i cili u shfaq në skanime. Pas një muaji të stimulimit nervor , vëmendja dhe lëvizjet e pacientit u përmirësuan ndjeshëm.

Ai filloi t’i përgjigjej urdhrave të thjeshta që kishin qenë të pamundura më parë. Nëna e tij, e cila dha leje për operacionin për të futur pajisjen nervore stimuluese, raportoi një aftësi të përmirësuar për të qëndruar zgjuar kur dëgjonte terapistin e tij duke lexuar një libër.

Gjithashtu është vërejtur një buzëqeshje në faqen e majtë dhe lot gjatë dëgjimit të muzikës së tij të preferuar.

Dr. Vladimir Litvak, shprehet: “Kjo mund të çojë në gjetje interesante, por unë do të sugjeroja të jemi të kujdesshëm në lidhje me këto rezultate derisa ato të provohen në më shumë pacientë. Është e vështirë të dihet bazuar në një rast të vetëm sa ka gjasa që ky trajtim të funksionojë në popullatën e përgjithshme të pacientëve.”

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top