Lifestyle

April 12, 2016 | 11:49

Implanti në shtyllën kurrizore mund të lejojë të paralizuarit të ecin përsëri

Një shpresë e re për pacientët me dëmtime të rënda kurrizore. Kjo mund të duket si fantashkencë, por iplantiokurrizor “Cyborg” mund të ndihmojë të paralizuarit të ngrihen në këmbë përsëri.

Shkenctarët francezë kanë krijuar një pajisje, e cila shtrihet përgjatë shtyllës kurrizore dhe ndihmon të paralizuarit të ecin vetë përsëri vetëm disa javë pas trajtimit. Hulumtuesit besojnë se pas implantit kjo shpikje novatore  mund të zgjasë 10  vjet dhe më pas ka nevojë të zëvendësohet.

Implanti, i quajtur “e-Dura ‘, është aq efektiv për shkak se imiton indet e buta rreth shtyllës kurrizore  dhe në të njëjtën kohë mund të japë impulse elektrike të cilat aktivizojnë qelizat, kështu që trupi nuk e refuzon praninë e tij.

“Puna e përshkruar këtu është një arritje e novatore e teknologjisë, e cila mund të hapë një derë për një epokë të re në trajtimin e dëmtimit neuronal,” tha Dr Dushko Ilic.

“Deri më tani, proteza më e përparuar në kontakt intim me palcën kurrizore ka shkaktuar dëme mjaft të konsiderueshme të indeve në vetëm një javë për shkak të ngurtësisë së tyre.

Implanti është testuar kryesisht në rastet e lëndimit të palcës kurrizore në minjtë e paralizuar.

Ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar përpara, por është diçka që potencialisht mund të zhvillohet për përdorim tek njerëzit në të ardhmen.

Shkencëtarët janë duke planifikuar zhvillimin e provave klinike në njerëz brenda disa viteve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top