Këshilla & Arsye

April 10, 2018 | 14:12

“Indeksi mesatar i lumturisë”… por, a mund të matet lumturia?

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë.

A mund të matet lumturia?

Protagonisti i romanit është Danieli, tridhjetë e shtatë vjeç, në kërkim të identitetit të vet dhe të lumturisë, pas traumave të njëpasnjëshme të humbjes së punës, familjes dhe shtëpisë, në një Lisbonë të fshikulluar dhimbshëm nga kriza ekonomike. Nëse Danieli arrin ta lërë pas të shkuarën, të shkëputet prej saj, ai do të mund të kthehet përsëri në identitet, duke shpëtuar kështu jo vetëm veten, por edhe të gjithë ata që janë të rëndësishëm për të.

indeksi-mesatar-i-lumturise-botime-pegiKy roman hedh pikëpyetje të rëndësishme mbi rolin që luajnë arritjet e sukseset, apo çfarë njihen botërisht si të tilla, në lumturinë tonë. A janë vërtet këto që na bëjnë të ndihemi të lumtur? Apo ndoshta janë gjërat e vogla: një falënderim, një buzëqeshje e ngrohtë, përqafimi i fëmijëve, mbështetja e partnerit… Ndoshta të tjerat janë thjesht një stoli e bukur, antike, por e rëndë, shumë e rëndë. Kush e ka, e mban me krenari, me xhelozi, por kur nuk e kemi, kur fati na bën ta humbim, ndihemi më të lehtë, më të lirë, më vetvetja.

Kritika

“Indeksi mesatar i lumturisë” është një libër i shkëlqyer, që përballet me tematika të rëndësishme të aktualitetit, në mënyrë origjinale, duke na shtyrë drejt reflektimit; megjithëse është dramatik, di ta bëjë lexuesin të buzëqeshë, falë stilit të gjallë dhe perspektivës shpresëplotë, por realiste të protagonistit. – Libri e cultura

Një nga karakteristikat më tërheqëse të romanit është satira që bëhet me fiksimin tonë të përbashkët me statistikat dhe se si përdoren ato nga ekonomistët e politikanët, për të përcaktuar nivelin e lumturisë. Është një qasje thellësisht antiteknokratike… Jo se numrat nuk kanë rëndësi. Kanë. Por shpesh, siç sugjeron Machado, duket se harrojmë historitë njerëzore që fshihen pas tyre. – Euractiv.com

Prekës, realist, shpresëdhënës dhe herë-herë frymëzues, “Indeksi mesatar i lumturisë” duhet të lexohet nga ata që kanë nevojë për një ngritje morali letrare. – Star2.com

Danieli është një nga ata që i stërhollojnë gjërat me mijëra pyetje, para se të bëjnë çfarëdolloj veprimi. Kjo është ajo që e bën libri të mrekullueshëm dhe shumë të këndshëm, paçka vështirësisë dhe pandjeshmërisë së një epoke. Çështja e solidariteti zë gjithë pjesën e fundit të romanit […] Nuk përbën ndonjë risi të bujshme natyrisht, por në këtë botë të koklavitur, të copëzuar dhe brutale, kërkimi i lumturisë mbetet një kërkim themelor te qeniet njerëzore siç jemi ne. – SensCritique.com

“Dramatik, realist, herë-herë i hareshëm: ky është një roman mbi shpresën, një rrëfim që na mëson shumë mbi veten tonë. ” Maria do Rosário Pedreira

Autori

machado-davidDavid Machado (1978) është shkrimtar portugez. Ai ka lindur në Lisbonë dhe ka studiuar ekonomi në ISEG Lisbon, para se të bëhej shkrimtar me kohë të plotë. Fillimisht, Machado u bë i njohur në letërsinë për fëmijë. Dy prej librave të tij fituan çmime letrare kombëtare të rëndësishme (Branquinho da Fonseca Prize në 2005, dhe SPA/RTP Author Prize në 2010). Më pas, ai shkroi dhe botoi disa romane dhe tregime për të rritur. Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë me romanin “Indeksi mesatar i lumturisë”.

Titulli: Indeksi mesatar i lumturisë

Autor: David Machado

Zhanri: Roman

Përkthyese: Ilirjana Agalliu

Shtëpia botuese: Pegi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top