Infarkti i miokardit, i quajtur ndryshe edhe atak kardiak, mund të jetë fatal. Ndodh më së shumti kur njerëzit i ngatërrojnë shenjat e tij me sëmundje më pak të rënda, si: mostretja, marrje mendsh apo lodhje e pashpjegueshme dhe për këtë arsye vonojnë vajtjen në spital. Për të ulur vdekshmërinë e këtyre rasteve është thelbësore që pacienti apo të afërmit të njohin sa më mirë shenjat që paraprijnë një infarkt, në mënyrë që ta parandalojnë dhe ta mbajnë nën kontroll atë.
Këto 10 sinjale mund të jenë këmbana alarmi për një infarkt të pashmangshëm…
Frymëmarrje e pakët
Pakësimi i fluksit të gjakut përfshin edhe mushkëritë, duke shkaktuar frymëmarrje të vështirësuar. Shpesh mund të shoqërohet edhe me dhimbje të kraharorit.
Marrje mendsh dhe djersitje
Ataket kardiake provokojnë marrje mendsh ose humbje të vetëdijes. Mund të krijojnë anomali të rrezikshme, si për shembull aritmi. Shfaqja e papritur e djersëve të ftohta, me shumë gjasa është shenjë e një ataku në zemër.
Lodhje
Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes dhe mundimit, që nuk ju lejon të bëni aktivitetet e zakonshme, mund të fshehë një pamjaftueshmëri kardiake.
Dhimbje të forta
Shenja më e dukshme e një ataku në zemër është dhimbja e fortë në kraharor, e cila mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit si: në shpinë, shpatulla, qafë dhe krahë.
Fryrje
Pamjaftueshmëria kardiake mund të shkaktojë grumbullimin e lëngjeve në trup. Kjo gjë sjell fryrje, sidomos në këmbë, kofshë ose në bark. Gjithashtu, mund të provokojë edhe shtim në peshë dhe ndonjëherë edhe mungesë oreksi.
Këputje e lodhje e pashpjegueshme
Në ditët që paraprijnë atakun në zemër, mund të ndodhë që të ndiheni aq të lodhur e të këputur, sa të mos keni forcën as për të bërë aktivitetet më të thjeshta.
Rrahje zemre të parregullta
Rrahjet e parregullta të zemrës, të cilat shpesh shoqërohen me shqetësime si: marrje mendsh, mungesë frymëmarrjeje apo debulese, mund të jenë lajmërim se do të kaloni një infarkt.
Probleme me tretjen
Dhimbjet e stomakut dhe fryrja e barkut që lidhen me pamundësinë kardiake, mund të krijojnë probleme me tretjen.
Ndryshimi i humorit
Ankthe të papritura dhe fobi të ekzagjeruara si: frika nga vdekja janë shenja që nuk duhen nënvlerësuar.
Kollë
Kolla e vazhdueshme dhe që nuk pushon apo frymëmarrja e vështirësuar, mund të jenë shenja të pamundësisë kardiake, që shkaktohet nga grumbullimi i lëngjeve në mushkëri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.