Në fokus

July 30, 2018 | 12:12

Infermierët janë ZEMRA e shëndetit

Infermieret, si dhe punonjësit social-shëndetësor, janë zemra e shëndetit. Puna e tyre është po aq e rëndësishme sa ajo e mjekëve, por shumë herë harrojmë se, pa to, do të ishte e pamundur të ecnim përpara. Ata janë engjëj me profesion, të cilët, kur frika, dhimbja dhe të ftohtët e problemeve shëndetësore na kapin, kanë prirje të fortë për të lehtësuar shqetësimin tonë.

Ne mund të harrojmë emrat e tyre, por kurrë nuk do ta harrojmë fytyrën e tyre

Ne mund ta harrojmë emrin, por kurrë nuk do të harrojmë mënyrën se si na kanë trajtuar dhe si na kanë bërë të ndihemi. Ashtu si në të gjitha fushat e jetës, ne e gjejmë veten të rrethuar nga njerëz pak a shumë të aftë dhe pak a shumë profesional.

Megjithatë, shumica dërrmuese e zënë këtë rol sepse e duan punën e tyre, duan të ndihmojnë dhe lehtësojnë dhimbjen e të tjerëve. Pasioni i tyre në kujdesin për të tjerët e bën profesionin e tyre një art. Për këtë arsye kërkohet një përkushtim i madh dhe përgatitje e vështirë, që kërkon përkushtim të plotë dhe të thellë.

Njerëzit që janë të përkushtuar ndaj infermierisë janë shpirtra të mirë që kalojnë përmes jetës sonë, shpirtra për të cilat mjafton vetëm një minutë për të lënë një shenjë që mbetet përjetësisht brenda nesh.

Ata janë profesionistë të vendosur, aktiv dhe dinamik gjithmonë në krye të betejës; të cilët e përkushtojnë jetën e tyre në kujdesin mjekësor të njerëzve që kanë nevojë për to, pavarësisht nga kushtet e tyre.

“Një person i cili është i përkushtuar ndaj praktikës së infermierisë gjithmonë do të na japë shpresë, ai është një engjëll me stetoskop”. -Terri Guillemets-

Dashuria për jetën: parimi i thirrjes së tyre

Ata e duan jetën dhe për këtë arsye luftojnë çdo sekondë, kështu që kujdesi shëndetësor është më i mirë. Ata ndryshojnë pelena, matin tensionin, rekomandojnë ilaçe dhe na shoqërojnë në momentet më të vështira të jetës sonë.

Pikërisht për këtë arsye, ne duhet t’i paguajmë ata çdo ditë. Pa punën e tyre, pa zemrën e tyre, pa ndihmën e tyre ndaj fqinjëve të tyre dhe pa motivimin e tyre për mbështetje dhe njohuri të vazhdueshme të çdo realiteti, sistemet tona shëndetësore nuk do mund të ekzistonin.

“Infermieria është ndërgjegjja e përkohshme e atyre që janë të  pavetëdijshëm, dashuria e jetës për ata që duan vetëvrasjen, këmbët e të gjymtuarit, sytë e atyre që sapo janë verbuar, frika e lëvizjes për të porsalindurin dhe zëri për ata që janë tepër të dobët për të folur “. -Virgina Henderson-

Kujdesi është thelbi i infermierisë

Këto engjëj të shëndetësisë na bëjnë të kuptojmë se karriera nuk është thjesht një profesion, por një mënyrë jetese. Infermieria është shumë më tepër se një profesion, është një angazhim profesional në të cilin bashkëjetojnë njohuritë, zemra, forca dhe humaniteti.

Për gjithë këtë, artikulli i sotëm u shkon atyre, të gjithë infermierëve dhe infermiereve që na përkrahin dhe të cilët, nga dita në ditë, mbajnë veten në luftë në mënyrë që të gjithë të ofrojnë kujdes shëndetësor me cilësi të mirë.

Ata janë krejtësisht të ndryshëm, kanë ilaç për çdo gjë, kanë emocione në venat e tyre, ata janë zemra e shëndetit. Për gjithë këtë, ata meritojnë një mirënjohje të thellë. Faleminderit që jeni engjëjt tanë kujdestarë!

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top