Dëshmi

September 3, 2018 | 8:44

Infermierja heroinë, udhëtoi një orë në këmbë dhe shpëtoi nga vdekja 15-vjeçarin

“Infermierja heroinë”, është cilësuar infermierja e Q.Sh.Tunje, znj.Rruzhdije Xheka, e cila falë humanizmit, aftësive profesionale dhe eksperiencës në punë, bëri të mundur të shpëtonte jetën e djalit 15-vjeçar, i cili u rrezikua seriozisht nga dy pickimet e një gjarpri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin e thellë malor Jançë (Verri) Njësia Administrative Tunje – Gramsh.

“Pas njoftimit nëpërmjet telefonit nga familjarët e djalit, Ledio Dollani”, tregon infermierja Rrushdije Xheka – të cilin e kishte pickuar një nepërkë dhe ishte në rrezik për jetën, u nisa drejt vendngjarjes”.

Zona përbën një terren tejet të vështirë, të papërshkrueshëm nga automjetet dhe e vetmja mënyrë kalimi janë kafshët ose në këmbë.

Humanizmi që karakterizon znj.Rruzhdije Xheka bëri që të nisej në këmbë dhe e vetme drejt vendit të ngjarjes, duke marrë me vete kutinë e Ndihmës së Shpejtë. Normalisht rruga përshkruhet për 70 min deri tek vendngjarja, ndërkohë që infermierja e ka kryer 40 min duke vrapuar dhe duke kërkuar ndihmë nga mjetet rrethanore (kafshë transporti). Si rezultat i veprimeve të saja profesionale, bëri të shpëtohej jeta e 15 vjeçarit.

“Unë kreva vetëm detyrën time si infermiere, nuk është hera e parë që e bëj ( i 7-i rast), do vazhdoj ta kryej gjithmonë, dhe humanizmin kundrejt banorëve s’do ta kursej asnjëherë!” Këto janë fjalët e infermieres së përkushtuar të kësaj qendre.

Pasi doli jashtë gjendjes së rrezikut për jetën, djali u transportua me ambulancë drejt spitalit të Gramsh-it.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top