Era Koroveshi, shqiptarja që punon në Shërbimin e Ambulancës dhe një kolegu i saj në Boston ishin personazh të lajmeve të shtetit të Massachusetts, për një akt tejet njerëzor sepse jashtë orarit të punës në EMT ( Emergency Medical Technician) plotësoi dëshirën e fundit të pacientes që lëngonte në shtratin e vdekjes.
Pacientja e tyre, e vetmuar (pa të afërm) u kishte thënë se kishte ëndërruar të shikonte një fanar ndriçues buzë detit (Lighthouse), por deri tani nuk kishte mundur ta realizonte.
Era dhe kolegu i saj i autoambulancës, e morën pacienten dhe në kohën e tyre të lirë e transportuan për te fanari që ndodhej 1 orë larg vendit të tyre të punës. Udhëtimi nuk ishte i lehtë sepse gjendja shëndetësore e pacientes ishte tejet e rëndë.
Ata i dhanë tërë kohën e duhur pacientes të sodiste fanarin duke sjellë aty edhe priftin e kishës ku ajo aderon, për të bërë shërbimet fetare. Ne kthim po ashtu ata e çuan të drekonte në një restorant me shpenzimet e tyre.
“Kjo është dita më e lumtur e jetës sime”, tha pacientja që është në fundin e jetës së saj.
Burimi / http://shoqeriacivile.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.