Aktualitet

March 29, 2023 | 9:37

Influencimi nga rrjetet sociale / Nora Malaj për Panorama TV: Ndodh shpërfytyrimi i indentitetit, ti merr shijet e Britney Spears dhe…

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, është shprehur se influencimi nga rrjetet sociale ndikon në shpërfytyrimin e identitetit te fëmijët dhe adoleshentët.

Komentet Malaj i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se duke kopjuar jetesën e të huajve, duke mos takuar të afërmit, shpesh marrim shijet e Britney Spearsm duke mos pasur asnjë lidhje me të.

Ajo tha se ndryshimet në shoqëri duhet të jenë graduale, pasi sipas saj, kur bota ka bërë revolucionin seksual, ne kemi bërë revolucionin kinez.

Pjesë nga biseda në studio:

Malaj: Ka një influencim të madh në shoqëri. Nëse ti nuk takon hallën dhe xhaxhain, i takon vetëm nëpër sebepe, apo kur vdesin, vjen një moment që ti merr shijet e Britni Spirs që nuk ke lidhje me të. Ndodh shpërfytyrimi i identitetit tënd, sepse ti nuk ke udhëzues.

Ne nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse të kemi varësira të tilla dhe keqprindërim. Në kohën kur bota bëri revolucionin seksual, ne bëmë revolucionin kinez. Prandaj ne jemi shumë larg. I kemi kaluar shprejt etapat.

Koçibellinj: Ne në jetën tonë duhet të kërkojmë sa më shumë momente të lumtura. Ne nuk i kushtojmë rëndësi procesit. Kështu disa zona të trurit tonë po bëhen pasive, pasi ne shohim vetëm sipërfaqësoren. Mediat sociale duhet të sillte zhvillimin te të rriturit. Di shumë mirë kush janë rrisqet që ato i sjellin fëmijëve, që janë mosmarrja e vendimeve.

Malaj: Kjo lidhet me ciklet e jetës. Nëse ti nuk e ke bërë në moshë të caktuar të jetës, i ke parë ata burrat që në moshë të madhe bëjnë si adoleshentë? Ti i ke bërë me vrap disa gjëra. Në proces ti duhet të marrësh gjithë kohën tënde që ta bësh atë.

Çaçi: Njeriu është ajo që është së brendshmi dhe ajo që bën. Duke e mbushur ditën tonë me kaq shumë aktivitete, lëmë pas dore atë pjesën që është shumë e rëndësishme. Sa vendosin fëmijët për kontakt me emocionet e tyre. Ne kemi parë filma vizatimorë që kanë patur shumë dhunë. Në lidhje me pridërimin, të jesh prind në ditët e sotme është shumë sfiduese, sepse kërkesat për një standart jetese shumë të mirë janë të larta. Kemi prindër që punojnë me orë të tejzgjatura. Ajo çka unë mendoj që është e rëndësishme mendoj se nuk duhet ti bëjmë këta prindër të ndihen më shumë në faj.

 

 

/PANORAMA.AL

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top