Ajo është artistja e re, që për pak rrëmbeu çmimin e festivalit të 56-të në RTSh në 2017, me këngën “Piedestal”. Në fakt, Inis Neziri është zëri më i ëmbël i brezit të ri, që na shoqëron mëngjeseve nëpër radio të ndryshme kombëtare e lokale, e që na bën ta duam më shumë muzikën.
Nga Orjona TRESA | Foto: Vlasov SULAJ
Edhe pse e re në moshë, kënga në pritshmëritë e saj, zhvillohet dita-ditës, një prirje që e sheh si një profesion të dytë në të ardhmen. Motivin dhe qetësinë shpirtërore për të rindezur motorët e krijimtarisë e gjen te natyra, veçanërisht buzëmbrëmjeve nën valët e detit. Inis Neziri ka lënë pas një përvojë të shkëlqyer, kur 12-vjeçare, në vitin 2013, u shpall fituese e spektaklit të talenteve të reja për fëmijë “Gjeniu i vogël 5”.
Si është të jesh këngëtare dhe a përkojnë pritshmëritë në tregun muzikor në atë që ju përfaqësoni?
Aktualisht jam nxënëse në klasën e dhjetë në një kolegj privat, dhe normalisht vazhdoj vitin shkollor.
Çfarë e motivon Inisin?
Nëse i referohemi moshës sime, kënga është hobi im. Akoma nuk mund të them që e kam profesion. Preferoj në një të ardhme që kënga të jetë profesioni im i dytë. Përsa i përket pritshmërisë së tregut muzikor, mendoj që vjen gradualisht.
Sa vend zë natyra në krijimtarinë e saj?
Motoja ime është “Puno fort në qetësi dhe lëre suksesin të buçasë për ty”. Besimi që kam në vetvete, besimi që të tjerët kanë tek unë dhe mbështetja e familjes janë pikat kryesore që më motivojnë.
Kushdo mund të thotë që ne jemi krijuar nga natyra, në fakt, çfarë ju rizgjon ajo?
Kur ndodhem në vende të qeta e me peizazh të bukur mbushëm plot me pozitivitet dhe energji. E kështu mund të frymëzohem, duke krijuar ndonjë varg apo melodi ose thjesht duke kënduar.
Cilat janë vendet që ju rrisin adrenalinën dhe ju bëjnë krijuese në krijimtari?
Mjafton një zgjim duke parë rrezet e diellit që bien në dritare, për ta nisur ditën mbarë. Më tepër preferoj ato pasditet kur dielli perëndon dhe në horizont shfaqet pasqyrimi i tij në dallgët e lehta të detit. Një emocion dhe qetësi shpirtërore e papërshkrueshme.
Po qyteti juaj i lindjes, sa ka ndikuar në lidhjen me natyrën?
Zakonisht kur nisem për të krijuar diçka, sikur dhe thjesht për qejf, më duhet të jem afër studios time muzikore. E vetmja periudhë që mund të frymëzohem për të krijuar është nata. Atëherë dal në ballkon, shoh qiellin dhe yjet dhe kjo më jep ndjesi shumë të mirë.
Projektet aktuale apo ndonjë ambicie që do ta bëni konkrete në vazhdim?
Për momentin kam synim të përfundoj këtë vit shkollor me rezultate të larta, por një punë e madhe më pret pas kësaj. Nuk do të jetë një vit i qetë. Do ketë surpriza dhe projekte në vazhdim.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.