Injorimi i njerëzve të këqij është i mirë për shpirtin. Dhe sa më shpejt ta bëjmë këtë koncept të tonin, aq më mirë është. Pak gjëra në jetë janë po aq të mira sa të shpërfillim ligësitë e të tjerëve. Kur nuk ndihemi të shqetësuar për ata që jetojnë duke folur keq pas nesh, ne heqim barrën nga shpatullat tona dhe pozitiviteti do të fillojë të rrjedhë në jetën tonë.
Injorimi i njerëzve të këqij është i mirë për shpirtin dhe lëkurën
Ne i imagjinojmë njerëzit e këqij si pengesa në rrugën tonë, pengesa që vazhdimisht testojnë durimin tonë, duke na bërë të ushtrojmë qetësinë dhe tolerancën. Ndonjëherë duhet t’i kemi këta njerëz përreth. Stili i jetës së tyre na sfidon që vazhdimisht të përmirësojmë veten tonë, të zhvillojmë cilësi të reja që do të na çojnë shumë larg në jetë.
Shpirti ynë rigjallërohet kur ne fillojmë të vlerësojmë se çfarë është pozitive në jetën tonë. Në fakt, shumica e stresit tonë shkaktohet nga shqetësimet rreth gjërave të padobishme që thjesht duhet t’i injorojmë. Ne arrijmë lumturinë e vërtetë kur mësojmë të përballemi me atë që kemi përpara dhe ndjekim rrugën tonë me besim dhe optimizëm. Kur ndalojmë t’u kushtojmë vëmendje atyre që pëlqejnë të na dekurajojnë ose mbjellin ndjenja negative në zemrat tona.
Ndonjëherë ndihemi të detyruar t’u japim hua disa njerëzve, sepse ata janë pjesë e familjes, sepse janë kolegë pune ose sepse vlerësohen nga ata që na rrethojnë. Megjithatë, kjo ide e sëmurë duhet të dalë nga koka jonë, nuk duhet ta mbajmë njeriun që dëmton jetën tonë, është vetë-sabotim dhe ne me siguri meritojmë shumë më tepër se një jetë të zbrazët.
Kur ne fillojmë të themi më shumë “jo” për njerëzit e këqij dhe më shumë “po” për veten tonë, ne zbulojmë se çfarë do të thotë të jetojmë në paqe, pa ndonjë dramë të panevojshme dhe pa shqetësime të paarsyeshme dhe pa baza. Ne kemi mësuar që injorimi është simptomë e vrazhdësisë, mungesës së respektit, por gjithashtu duhet të mësojmë se në shumë situata ai nënkupton vetë-respekt.
Pra, duke injoruar njerëzit e këqij mbrojmë jetën tonë dhe shëndetin mendor. Është e domosdoshme të vëmë të parin shëndetin tonë mendor dhe emocional, për të shmangur humbjen e mendjes tonë për shkak të atyre që nuk meritojnë as një sekondë të vëmendjes sonë.
Le të kujdesemi për shpirtin tonë. Është shoqëruesi besnik i cili do të na shoqërojë deri në fund dhe duhet të mbrohet edhe me koston e eliminimit të shumë njerëzve nga jeta jonë.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.