Në fokus

June 21, 2019 | 9:40

Injorimi, një art që duhet përvetësuar!

Injorim. Një ndër fjalët më të vështira dhe të fuqishme të jetës. Një folje që kërkon shumë karakter për të arritur ta përvetësosh. Të injorosh është një art! Të injorosh është çelësi më i rëndësishëm që bllokon dhe zhbllokon dyert që hapin kalime të ndryshme. Askush nuk mund të bëj përpara nëse nuk mëson të injorojë.

Duhet të nisim të injorojmë  njerëzit që na lëndojnë, dhimbjet që na keqtrajtojnë, ndjenjat që na shtypin, të shkuarën dhe pendimin që na mbyt. Injoro këtë zhurmë dhe atë heshtje që të vret. Injoro deklaratat boshe. Injoro puthjen e dhënë vetëm që të mos ndihesh vetëm.

Duhet të injorojmë frikërat tona dhe të largohemi nga kjo poshtërsi të pandashme dhe meskine. Injoro dhe ndahu nga çdo gjë që të vë në siklet, gjithçka që të komplikon. Dembelizmi, mungesa e kohës, ankesa, lodhja…injoro çdo gjë që po të zhgënjen. Duhet të injorojmë këtë mentalitet të dobët, atë frikë që na pengon të provojmë.

Mos i kushto vëmendje thashethemeve, sherreve dhe debateve, gënjeshtrave dhe gënjeshtarëve. Kurrë mos rri me të pabesë, qaramanë dhe pesimistë. Mos dëgjo ata njerëz fals, të mërzitshëm dhe ata që të kërkojnë vetëm kur duan të të hedhin poshtë. Injoro mendimet torturuese, vështrimet e shtrembra, fjalët fyese, buzëqeshjet e ngërdheshura. Injoro lakminë, injorancën dhe budallallëkun. Injoro mungesën e dashurisë, reciprocitetin e pakët, mungesën e së vërtetës dhe miqësitë e pandershme. Injoro njeriun që nuk arrin të njohësh kur shihesh në pasqyrë .

Injoroje atë qarje në banjë. Injoro vetëvlerësimin e ulët që të shkatërron dhe atë ndjesinë e pafalshme që të përpin. Injoro këtë shpresë të vogël. Injoro ekuilibrin, karikimin, ji më i pandalshëm, më i shkathët, lejoi vetes gjërat e bukura të jetës. Injoro gjithçka që të peshon në zemër. Injoro gjithçka që të bën të lig, gjithçka që shtrëngon shpirtin tënd. Injoro këtë mungesë paqeje, qetësie.

Injoro poshtërsinë që ekziston tek pamundësia për të thënë ‘jo’. Injoro ndrojtjen, turpin dhe mungesën e zërit. Injoroje këtë dhe mendo gjithnjë për veten. Mendo më shumë për veten. Injoro këtë dëshirë. Injoro këtë mungesë të sjelljes. Kur injoron thuajse gjithçka ndryshon. Kur mëson të injorosh intensivisht, riadreson mendimin tënd, ndjenjat e tua, vështrimin tënd. Mëson të duash vërtet veten. Nis të rifitosh jetën që është bërë për t’u jetuar.

Të injorosh është mirë. Nëse lumturia është ajo që po kërkon, mësohu t’i lësh gjërat të rrjedhin, injoro dhe vështro mrekullinë e madhe!!!

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top