Kohë më parë nxënësit që nuk mësonin dënoheshin duke u ulur para dërrasës së zezë, ose duke mbajtur në kokë një kapele në të cilën shkruhej fjala ‘gomar’. Një mrekulli nëse mësuesit e asaj kohe besonin se në këtë mënyrë mund të merrnin vërtetë disa rezultate. Poshtërimi i dikujt nuk duket të jetë mënyra më e mirë për t’i inkurajuar ata që të bëjnë më mirën.
Trajtimi në këtë mënyrë, vetëm i bën ata të zhvillojnë një vetëbesim të ulët dhe një zemërim të ashpër ndaj shkollës.
Në jetë ne gjithmonë duhet të shohim përpara dhe gjithmonë të përpiqemi të përmirësojmë veten tonë. Megjithatë, ndryshimi i qëndrimeve nuk është i lehtë, sepse kërkon që dikush të marrë në pyetje veten, të merret me dobësitë e veta, të vendoset përpara pasqyrës së ndërgjegjes së vet.
Ajo kërkon, me një fjalë, të jetë i përulur. Në thelb, ekzistojnë dy qasje të mundshme për të përmirësuar veten. Njëra është duke filluar nga forcat e veta: të gjithë kanë disa talente, çfarëdo qoftë ajo mund të jetë: prandaj duket e arsyeshme të fillojmë nga cilësitë që njohim ne dhe përpiqemi t’i zhvillojmë ato edhe më shumë.
Një qasje tjetër është të punojmë për defektet, për t’u përpjekur t’i korrigjojmë ato. Në një nivel pedagogjik, psikologia e zhvillimit Elizabeth Hurlock arriti një përfundim mjaft të rëndësishëm në vitin 1925 në favor të qasjes së parë.
Në pak fjalë, studiuesja pa se studentët të cilët u inkurajuan pozitivisht dhanë më shumë rezultate se ata që morën vetëm kritika destruktive.
Në veçanti, u pa se ata studentë që vetëm ishin kritikuar, kishin përmirësuar me 19% performancën e tyre akademike, ndërsa ata që ishin inkurajuar me kritika konstruktive kishin përmirësuar rezultatet e tyre në 71% të rasteve.
Me pak fjalë: rezultatet më të mira duket se vijnë nga një qasje pozitive dhe konstruktive, ose më mirë nga një metodë mësimore e bazuar në forcë.
Burimi / www.pianetadonne.blog
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.