Njerëzit të cilët flejnë keq mund të jenë në një rrezik më të madh për t’u prekur nga Alzheimer. Shkencëtarët zbuluan se ata që vuajnë shpesh nga pagjumësia kanë më shumë shenja biologjike që tregojnë se janë në rrezik nga sëmundja Alzheimer.
Ata që vuajnë nga problemet e gjumit kanë shënues të sëmundjes në lëngun e tyre kurrizor, i cili është i pranishëm në shpinë dhe tru, sipas hulumtimeve të reja.
Këta shenja përfshijnë molekulat që janë të njohurapër shkaktim të “rrëmujës” në tru, gjë që rrit rrezikun e Alzheimerit dhe të demencës.
Kur ne bëjmë gjumë të keq të natës, truri ynë nuk ka shansin të pastrojë këto “mbeturina”, sipas studiuesve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.