Këshilla & Arsye

July 20, 2017 | 9:08

Instagrami po ‘vret’ të rinjtë

Hulumtimet e bëra nga “Ditch the Label”, organizatë që lufton ngacmimet, tregojnë se mediat sociale po rrisin ankthin te të rinjtë.

Instagram Changes Terms Of Service, Stirs Anger Among Users

Dyzet përqind e të anketuarve kanë thënë se ndjehen keq nëse akush nuk i pëlqen fotografitë e tyre “selfie”, ndërsa 35% kanë treguar se besimi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me numrin e ndjekësve që kanë. Platforma Instagram është veçuar si mjeti që shfrytëzohet më së shumti për komente të këqija. Shtatë përqind e përdoruesve të rinj të Instagramit kanë thënë se janë ngacmuar në këtë aplikacion. Shifra është më e lartë kur krahasohet me 6% të të ngacmuarve në Facebook, 5% në Snapchat dhe 2% në Twitter dhe YouTube. Instagram tha se u bën thirrje përdoruesve që të raportojnë përmbajtjen ngacmuese.

“E dimë se komentet e postuara nga njerëzit e tjerë kanë ndikim të madh. Andaj, kemi investuar shumë në teknologji të reja, për ta bërë Instagramin vend të sigurt dhe mbështetës”, tha shefja e politikave të Instagramit, Michelle Napchan./rel/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top