Në fokus

June 29, 2017 | 9:24

INSTAT: Më shumë vdekje e më pak lindje, Shqipëria po vazhdon të plaket

Shtesa natyrore e popullsisë, në tre muajt e parë të vitit 2017, ka qenë në rënie krahasuar me një vit më parë. Më pak lindje në tre muaj dhe më shumë vdekje është ajo që thuhet përmes statistikave të INSTAT.

beqa10-1024x683

Berati ka pësuar rënien më të madhe të lindjeve dhe Dibra ka pasur rritje të numrit të vdekjeve krahasuar kjo me tre muajt e parë të 2016.

Ka pasur më pak lindje sesa 2016, në tre muajt e parë të 2017 dhe më shumë vdekje. Të dhënat zyrtare vijnë nga Institutit i Statistikave sipas të cilit shtesa natyrore e popullsisë ka pësuar një rënie me 33.6% dhe plakja e popullsisë po bëhet më e dukshme. Numri i lindjeve në të gjithë vendin për tre muaj 6880 duke shënuar një rënie me 4.0%. Gjirokastra regjistron numrin më të ulët të lindjeve me 134 dhe numrin më të madh Tirana me 2087 lindje.

INSTAT raporton se Tirana dhe Vlora janë dy qarqet e vetme që pësuan një rritje të numrit të lindjeve në tre muajt e parë të këtij viti, por ajo është e vogël krahasuar me tremujorin e parë 2016. Rënia me e madhe e lindjeve nga viti i kaluar e ka pasur Berati me 14.3%.

Por nga ana tjetër është rritur numri i vdekjeve me 2.6% ku në tre muaj të 2017 kanë vdekur 6031 persona. Tirana ka pasur më shumë vdekje 1448, por rritja nga viti i kaluar ka qenë më e madhe në Dibër me 7.8%. Elbasani është qyteti i vetëm i cili ka pasur rënie të numrit të vdekjeve në këto tre muaj./gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top