Tao Porchon-Lynch 98 vjeç ka më shumë se 75 vite, që zgjohet çdo mëngjes në orën 5 për të dhënë mësime joge. Tani, instruktorja më e vjetër në botë e jogës, e cila është rritur në Indi dhe jeton në Nju Jork, ka ndarë me të tjerët sekretin e saj të jetëgjatësisë.
“Çdo gjë është e mundur, asgjë nuk është e pamundur. Kur zgjohesh çdo mëngjes dhe thua ‘kjo do të jetë dita më e bukur e jetës time’, ashtu ndodh”, thotë znj. Porchon-Lynch.
Ajo nisi mësimet për joga në moshën 8-vjeçare, edhe pse në atë kohë i thanë se joga nuk ishte për femrat. Megjithatë, e vendosur ajo iu bashku një grupi djelmoshash, pasi mori edhe miratimin e instruktorit për t’iu bashkuar klasës.
“Kam 75 vite deri tani që bëj joga”, tregon ajo.
Joga nuk është zanati i vetëm i zonjës Porchon-Lynch. Ajo ka qenë profesioniste edhe në kërcim. 98-vjeçarja ka qenë gjithashtu modele mode kur ishte e re dhe ka luajtur si aktore tek filmat “The Last Time I saë Paris” dhe ‘Shoë Boat’.
“Çfarëdo që mendoni materializohet. Brenda vetes, ka një energji, por nëse nuk e përdorin atë, ajo zhduket”, thotë ajo.
Ndërkohë, dieta ushqimore që ajo ka ndjekur ndër vite është:
*Perime dhe fruta
*Vegjetariane deri diku, pa hequr dorë nga karavidhet dhe karkalecat
*Një gotë verë me ushqimin
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.