Në fokus

January 30, 2019 | 9:44

Inteligjenca artificiale, një ndihmë për terapitë onkologjike

Suksesi i terapive të kancerit varet nga niveli i ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të gjumit të çdo pacienti. Kjo është arsyeja pse u krijuan dy modele makinash për të parashikuar se kush mund të zhvillojë këto simptoma dhe kjo mund të jetë një ndihmë e madhe.

Inteligjenca artificiale në fakt mund të ndihmojë për të parandaluar dhe luftuar këto çrregullime në kohën e duhur, kështu thuhet në studimin e kryer nga Universiteti i Surrey  dhe i botuar në revistën Plos One.

Diagnoza e kancerit dhe rreziqet

Pasi të diagnostikohet tumori, rreziku i zhvillimit të formave të:

  • Depresionit është(+ 60%),
  • Ankthit (nga 35 në 50%),
  • Çrregullimeve të gjumit (30 deri 50%).

Prandaj, të jesh në gjendje të parandalosh është e rëndësishme për të ndërhyrë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të pasur një sukses më të madh të terapive.

Dy modelet e makinës së mësimit

Studiuesit në Universitetin e Surrey kanë zhvilluar në këtë mënyrë dy modele makinës së mësimit për të identifikuar se kush është më i rrezikuar për të zhvilluar këto simptoma dhe parashikon intensitetin e tyre.

Në studim u përfshinë përafërsisht 800 pacientë, të cilëve iu kërkua, që gjatë kimioterapisë, t’u përgjigjen disa testeve për të vlerësuar ankthin, depresionin dhe çrregullimet e gjumit.

Ata iu përgjigjën pyetësorëve para kimioterapisë, pas një dhe dy javëve gjatë dy cikleve të trajtimit, që zakonisht zgjasin 21 ditë.

Pyetje të tjera për të cilat janë përgjigjur kanë qenë të lidhura me shëndetin (lloji dhe faza e kancerit) dhe jeta private (prania ose mungesa e partnerëve, puna, arsimi).

Rezultatet

Përmes zbatimit të algoritmeve doli se parashikimet e modelit janë të ngjashme me të dhënat e raportuara nga pacientët, ku numri i rasteve reale është pothuajse i barabartë me ato të parashikimeve të bëra nga modelet.

Payam Barnaghi, autor i studimit, shpjegon se si teknikat e makinës mund të ndihmojnë për të njohur njerëzit me rrezik të lartë dhe për të zhvilluar një plan parandalues për të menaxhuar më mirë problemet.

Në të ardhmen

Qëllimi është rritja e të dhënave të mbledhura për të siguruar që, në të ardhmen, këto mjete mund të përdoren për të ndihmuar pacientët.

 

Burimi / oncolife.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top