Në fokus

November 4, 2016 | 8:24

Inteligjenca e lartë

Psikologe Hipnoterapiste Klinike Pedagoge pranë UET

Psikologe
Hipnoterapiste Klinike
Pedagoge pranë UET

Lidhja pozitive ndërmjet potencialit të lartë intelektual dhe depresioni si edhe çrregullime të tjera mendore daton që në kohën e Hipokratit në shekullin e IV B.C.

Sigmund Freud ka eksploruar këtë ide në të cilën studiuesit e sotëm e kanë zgjeruar mbi të. Në një studim të fëmijëve me nivele IQ mbi 130, që konsiderohet si nivel shumë i lartë i inteligjencës, studiuesit gjetën se 65% e subjekteve kishte çrregullime të mëdha depresive.

Disa studime e mbështesin këtë lidhje, por ka edhe të tjerë, të cilët nuk e pranojnë.

Pyetjes se a jemi ne popull inteligjent do t’i jap përgjigjen: PO, sepse inteligjenca nuk ka të bëjë vetëm me IQ e lartë, por ka të bëjë edhe me përshtatjen në rrethana të ndryshme, ka të bëjë edhe me gjetjen e mënyrave për të mbijetuar në çdo rrethanë që të sjell jeta.

Për këtë arsye, do të vazhdoja t’i përgjigjesha vazhdimit pyetjes që: a dimë ne ta përdorim këtë inteligjencë në të mirën tonë?

Ne vazhdojmë të jetojmë në këto kushte, në të cilat jetojmë, por nëse shpërngulemi në disa kushte të tjera më të favorshme, padyshim që do të jemi të aftë për t’u përshtatur më mirë se dikush, i cili është lindur dhe rritur në rrethana më të favorshme jetese. Në këndvështrimin tim, të përballesh me realitetin është inteligjencë dhe t’i përballosh sfidat do të thotë që potenciali yt mendor është duke funksionuar në nivelin më të mirë.

Ajo që neve na mungon, do të thosha është se nuk e kemi pranuar faktin se ankthi dhe depresioni janë pjesë e mënyrës së të jetuarit dhe se ekzistojnë teknika, të cilat na ndihmojnë për të menaxhuar situatat në të cilat ndodhemi. Nëse do të ktheheshim dhe të merreshim pak më shumë me veten, padyshim që niveli i ankthit do të ulej.

Nëse do të fillonim të jetonim në të tashmen pa mbartur me vete të shkuarën, padyshim që niveli i depresionit do të ulej. Njohja, përballja dhe puna me veten do të na bënte më të qetë dhe inteligjencën e lartë do ta përdornim si një aset pozitiv, i cili do të na ndihmonte për të arritur atje ku ne dëshirojmë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top