Shoqëria ka vendosur shumë theks në IQ. Edukuesit e përdorin atë si një tregues të suksesit të ardhshëm dhe ne si popull shpesh shoqërojmë një IQ të lartë me inteligjencë të lartë dhe sukses në të ardhmen. Por, të paturit e një IQ të lartë nuk do të thotë gjithmonë që të merrni vendimet më të mira në lidhje me jetën tuaj. Por e dini se çfarë lidhet me marrjen e vendimeve të mira? Inteligjenca e lartë emocionale, ose EI.
Hulumtimet e fundit tregojnë se inteligjenca e lartë emocionale lidhet me aftësi më të mira për vendimmarrje.
Studimet tregojnë se njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale marrin vendime më të mira, sepse marrin në kontroll emocionet e tyre. Një nga arsyet për aftësitë e tyre për vendimmarrje është se njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale kanë prirjen të kenë një “ego vëzhguese” të zhvilluar. Një ego vëzhguese është pjesë e trurit që ju lejon të vëzhgoni objektivisht, pa pasur nevojë të reagoni ndaj saj.
Njerëzit që janë emocionalisht inteligjentë nuk i largojnë të gjitha emocionet nga vendimmarrja e tyre … largojnë emocionet që nuk kanë të bëjnë me vendimin.
Kjo është arsyeja pse njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale janë në gjendje të marrin vendime më të mira. Aftësia për të marrë vendime të mira është një komponent kyç për të pasur sukses.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.