Dëshmi

January 5, 2019 | 8:09

Inteligjenca e lartë shpëton nga burgu studenten e Oxfordit

Lavinia Woodward është 24 vjeç dhe studion për kirurge aspiratore në Universitetin e Oksfordit. Më 30 dhjetor 2016, gjatë një mosmarrëveshjeje që ndodhi kur ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës, studentja kishte plagosur me thikë në këmbë të dashurin.

Fillimisht Lavinia Woodward ishte dënuar me 10 muaj burg, por rasti i saj ishte diskutuar në atë kohë, sepse një nga gjyqtarët, Jan Pringle, kishte deklaruar se vajza ishte “shumë e zgjuar për të përfunduar në burg”.

“Ajo ka një talent të jashtëzakonshëm, ajo është e shkëlqyeshme, burgu mund të dëmtojë përgjithmonë të ardhmen e saj”, tha gjykatësi Pringle.

Në seancën gjyqësore dënimi prej 10 muajsh me të cilën u dënua, u pezullua përfundimisht me vendim të gjyqtarit Pringle i cili konfirmoi: “Ju jeni një person inteligjent, ju keni qenë në një moment papjekurie, por jeni 24 vjeç dhe ju nuk keni asnjë rast precedentë të çfarëdo lloji”. Së dyti, vazhdoi gjyqtari, “mendoj se vërtet jeni penduar për veprën që menjëherë e keni pranuar”.

Në kohën e fakteve, vajza ishte nën efektin e barnave psikotrope që ajo po merrte për të dalë nga një marrëdhënie e keqe.

“Kur erdhi ekipi i shpëtimit, u vërtetua se trupi ishte nën efektin e drogës dhe se ishit thellësisht e shqetësuar mendërisht. Ju u dërguat në rajonin e policisë në një gjendje shumë të rëndë psikologjike”, përfundoi gjyqtari.

Mbrëmjen e sulmit, Lavinia Woodward kishte pirë dhe pas zënkës me të dashurin e saj, ishte përpjekur të bënte veprime vetëkënaqëse. Pezullimi i dënimit është i kushtëzuar nga fakti që studentja përfundoi kursin e rehabilitimit.

 

Burimi / www.tpi.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top