Në ç’mënyrë interneti ka zhvilluar një revolucion të vërtetë seksual? Si ky instrument ka dobësuar kufijtë dhe ka revolucionarizuar zakonet? Mos e humbni betejën tonë me këtë marrëdhënie të re… dashurore! Kliket dhe profilet e siteve të taki – meve, gjithnjë e më të shumtë, e kanë modifikuar radikalisht mënyrën tonë të të jetuarit të seksualitetit. Përdoruesit e internetit projektojnë një histori të qëndrueshme me shpir – tin binjak, duke pohuar dëshirën për seks. Motivi i suksesit të siteve të takimeve online nuk është më një sekret. Për seksologun Gonzague de Laroque Latour, “Interneti bën të mundur të fitosh mbi ankthin e afrimit të parë, e fjalëve të para”. Me ekranin në mes, edhe më të ndrojturit ose të kompleksuarit kanë një shans. Është shumë e thjeshtë të konfidohesh, pavarësisht moshës.
Një ndryshim i madh për brezin e ri!
Joshja në internet ka zëvendësuar atë në rrugë. Për të rinjtë të ndalësh një vajzë në rrugë tashmë është jashtë mode. Nuk është një strategji e sigurt. Online përkundrazi, sistemi është më i efektshëm. Aty mund të çatosh me shumë vajza njëkohësisht. Për dashnorët e numrave të mëd – henj, interneti është një ëndërr! Po për vajzat? Revolucioni seksual fiton terren të ri në lidhje me barazinë burrë-grua. Në disa site mund t’ia dalësh ta “zvogëlosh” një burrë në një objekt të thjeshtë për t’u përkëdhelur. Një provë? Një 22-vjeçar komenton: “Përshtypja e të qenit një burrë-objekt është reale, por unë nuk jam kundër…”. Por, a qëndron problemi i virtualizimit të jetës shoqërore? Psikanalistja Serge Tisseron i ikën çdo dyshimi: “Të rinjtë kanë një risk të vogël për ta ‘virtualizuar’ jetën shoqërore. Hormonet i shtyjnë drejt takimeve të vërteta”. Shpresojmë të ketë të drejtë!
Shpagimi i të moshuarve!
Një tjetër brez e ka parë jetën seksuale t’u çpështjellohet krejtësisht: të vjetrit. Por kanë filluar të kuptojnë se anonimati që sigurohet nga sitet e takimeve online i mbron. Ndaj nuk ka më përjashtim për këtë brez. Mund të lëshohen në çdo moment në tregun e dashurisë dhe të seksit. Kjo minorancë e re, pasi ka kaluar një jetë më të qetë, pohon përvojën e vet në rrjet. Një 82-vjeçare tregon se online ka marrë një propozim nga një djalë i ri. Ishte, në të vërtetë, një lloj zhgënjimi… Fundja, loja e dashurisë është si kumari, secili lëshon letrën e vet.
Ana tjetër e medaljes!
Çdo medalje ka anën tjetër… Për dikë, “Interneti, në shoqërinë tonë të konsumit, mund edhe të shndërrohet në një sistem të sëmurë”. Tjetërkush e sheh si një avantazh, sepse shtohen mundësitë aventurore: “Përse të bësh vetëm një zgjedhje, kur ke shumëllojshmëri në dispozicion?!”. Për të tjerë akoma: “Interneti është një supermarkatë, ku paturpësia është e lejuar”. Nga kjo lojë e vogël dikush mund të lodhet. “Është e lodhshme, një vajzë e ndryshme çdo ditë”, thonë. “Është tjetërsuese”. Sidoqoftë, revolucioni seksual është bërë aktiv nga interneti. Por, pyetja qëndron: më mirë një marrëdhënie me apo pa një ekran në mes?
Tradhtia virtuale, vetëm një lojë?
Emocionon, jep kënaqësi, por mund të krijojë pritshmëri iluzionuese… Më mirë të rrish i lidhur me botën reale… Kush kolon orë për të joshur partnerë të rastësishëm para ekranit në një rrejt social, edhe pa e arritur kurrë takimin real, kënaq dëshirat e veta të pandërgjegjshme. Ka mundësinë që të përdorë një gjuhë që vështirë se do ta përdorte në një raport real dhe priret të braktisë një shprehje më të lirë të unit të vet. Këto janë aspekte pozitive. Fantazia ushqen imagjinatën erotike të gjithsecilit, ashtu siç mund të stimulohet në fantazi një personazh i spektaklit. Por, sipas psikologes Chiara Gusmani: “Eshtë mirë të dish të bësh diferencën mes planit real dhe atij virtual. Idealizimi i figurave virtuale mund të jetë një kurth: nga ana tjetër e ekranit është dikush ashtu siç ëndërrohet a fantazohet dhe jo ai që është në të vërtetë. “Nëse është vetëm një lojë, – shton psikoterapeuti Riçardo Vignati, – është mirë që të mbetet e tillë. Por kujdes, kjo lojë nuk duhet të rrëmbejë kohën dhe energjinë e çiftit”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.