Lifestyle

April 17, 2017 | 14:49

INTERVISTA/ Dua Lipa: Frymëzimi për këngët? Jeta ime

Këngëtarja me origjinë Kosovare është bërë yll i pop-it britanik, dhe në qershor nxjerr albumin e saj të parë. Tek ajo ndërthuret një zë i fuqishëm, ekspresiviteti dhe një imazh joshës, duke bërë që të arrijë suksese ndërkombëtare në një moshë shumë të re, shkruan Tgcom 24. Pas këngëve që kanë arritur të shiten në miliona kopje në të gjithë Europën, si “Be The One” dhe “Hotter Then Hell”, në qershor do të dalë dhe albumi i parë.

1

Cilët janë artistët që ju kanë frymëzuar për të ndjekur këtë karrierë?

Nelly Furtado dhe Pink ishin dy yjet e muzikës pop që kam dashur më së shumti. Dy artiste fantastike që ende i dashuroj dhe sot. Kur isha e vogël i shikoja dhe mendoja, “Unë dua të bëhem si ata.”

Meqë po flasim për kolegët, shumë prej tyre të krahasojnë me Lana Del Rey. Çfarë mendoni ju?

E pra, kjo është patjetër diçka që më bën krenare, sepse unë e admiroj shumë atë si artiste, por unë mendoj se ne në të vërtetë jemi shumë të ndryshme. Këto zëra unë mendoj se vijnë kryesisht për faktin se ne kemi të njëjtin menaxher.

Si po e përjetoni daljen e albumit të parë në treg?

Kam filluar të këndoj nëpër koncerte disa nga pjesët që do të jenë të përfshira në CD dhe duhet thënë se pavarësisht se publiku po i dëgjon për herë të parë, reagimi është gjithmonë shumë pozitiv. Për këtë jam duke punuar ende, t’u shtoj të reja atyre që janë gati. Është një lloj procesi i vazhdueshëm që të jep shumë sadisfaksion.

Ju nuk jeni vetëm intepretuese, por edhe autore e këngëve tuaja. Cilat janë burimet tuaja të frymëzimit?

Jeta ime. Shumë nga këngët e mia janë autobiografike. Dhe çdo moment mund të jetë i duhuri, pavarësisht nëse unë jam në studio apo në lëvizje.

Keninjë imazh shumë simpatik. A nuk keni frikë se bukuria juaj kalon në plan të dytë zërin?

Muzika është gjëja më e rëndësishme, e vetmja gjë që mua me të vërtetë më intereson. Unë mendoj se, në qoftë se këngët janë të mira, imazhi do të jetë një pjesë e karakterit tim, por nuk do të mbizotërojë. Më pëlqen të vishem në një mënyrë të sofistikuar, por unë nuk kam qëllim që të ndryshoj për të tërhequr vëmendjen. Atë bëj me zërin tim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top