Dëshmi

January 30, 2018 | 9:48

Intervistë emocionuese, Zyliha Miloti rrëfen jetën si artiste (VIDEO)

Aktorja Zyliha Miloti me Rudina Magjistarin

Aktorja Zyliha Miloti me Rudina Magjistarin

E ftuar në pasditen e Rudina Magjistarit, aktorja e njohur shkodrane Zyliha Miloti ka ndarë emocionet e saj si artiste, si nënë dhe grua, por edhe pasionet e saj, ato që i mbushin jetën. Mes këtij bashkëbisedimi të ndjerë, aktorja shkodrane ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar në rrugëtimin artistik, familjen e ngushtë dhe bashkëshortin e ndjerë, ish-artist gjithashtu, për të cilin shprehu konsideratë për botëkuptimin dhe modernen që kish brenda shpirtit të tij.

Zyliha Miloti, rrëfeu për emocionet e përjetuara në 72-vjetorin e saj, festuar pak ditë më parë në një aktivitet kulturor, ku iu bë surprizë urimi dhe një tortë me foton e saj në mbyllje të shfaqjes.

Ndërkaq ajo ndau me publikun marrëdhënien e ngushtë me vajzën, mbesën dhe nipin e saj që i ka larg në Gjermani, ndërsa tha se jeton vetëm në një shtëpi me oborr të madh, ku ka mundësi të kujdeset për lulet, të cilat i adhuron shumë, si dhe për macet dhe 25 breshkat që mbushin oborrin e saj.

Në fund të këtij takimi mbresëlënës për teleshikuesit, Zyliha Miloti, kjo artiste me qindra role në skenë dhe kinematografi, dha një mesazh të vyer për të gjitha nënat, një poezi nga i mirënjohuri, shkrimtari Fadil Kraja.

***

Cigarja

Njëzet vetë ne ishim

Njëzet vetë ushtarë.

Një cigare kishim

Kush ta ndezë më parë.

 

Dielli na përvlonte

Etja na kish tharë,

Nga cigarja nuk doshim

Asnjëri me u nda.

 

Me një zë vendosëm

t’hedhim lotari,

kjo nuk është përrallë,

mos ju vijë çudi!

 

Ai që do të shkruante

Emrin më madhështor,

Atij do t’i lëshonim

Cigaren në dorë.

 

Ramë të gjithë në mendime

S’ishte fort e lehtë,

Emrin më madhështor

Cili kish me e gjet?

 

Mua m’qeshi fytyra

Gjeta emrin nanë,

Mendova, cigaren

Mua do ma lanë!

 

U lexuan letrat

Nuk kisha fitu,

Sepse 18-të

Nanë kishin shkru!

 

Vrejtëm njëri-tjetrin

Fytyrat shprehnin mall,

E ndezëm cigaren

E thithëm me radhë.

 

Dielli s’na përvlonte

Etjen lan një nanë

Zemrat na i galtonte

Emri i dashtun, nanë!

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi TvKlan

https://www.youtube.com/watch?v=XIPvzY3Ak5w

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top