
Anila Kalleshi
Dietologe
Intoleranca ushqimore konsiderohet nje reaksion negativ kundrejt ushqimeve, e cila përfshin rreth 45% të popullatës. Kjo mund të shkaktohet nga një defekt i tretjes që vjen për shkak të mungesës enzimatike, si rrjedhojë kemi grumbullim të makromolekulave në zorrë (intestin) si dhe një përgjigje imunitare me prodhim të imunoglobulinave të tipit G (Ig G) kundrejt makromolekulave të akumuluara. Për këtë arsye, ky fenomen mund të përcaktohet si alergji ushqimore e vonuar IgG-ndërmjetësuar. Simptomat mund të manifestohen dhe pas disa ditësh nga momenti i marrjes së ushqimit, në ndryshim nga alergjitë IgE të ndërmjetësuara, të cilat manifestohen me një përgjigje të menjëhershme. IgG-të specifike duke u lidhur me një ushqim ndaj të cilit jeni alergjik, formojnë imunokomplekse qarkulluese, të cilat hidhen në sistemin qarkullues të gjakut e nëpërmjet tij mund të arrijnë në organe dhe inde të ndryshme, duke shkaktuar një larmishmëri shenjash dhe shqetësimesh, disa prej të cilave tepër të zakonta.
Shqetësime të lidhura me intolerancën ushqimore
Të përgjithshme
Muskulo- Skeletrike
Neurologjike-Psikologjike
Përgjumje pas ushqyerjes
Lodhje
Mbajtje e lëngjeve
Gjendje e përgjithshme jo e mirë
Fryrje
Mungesë oreksi
Shtim i djersitjes
Shqetësime Dermatologjike
Akne
Ekzema
Psoriaza
Ortikaria
Dermatitet
Ekzantema
Artrit
Dhimbje Artikulare
Dhimbje dhe dridhje muskulare
Dobësi Muskulare
Shqetësime Gastrointestinale
Të vjella
Dhimbje abdominale
Diarre
Stipsi
Intestin i irrituar (zorrë e irrituar)
Këqpërthithje
Gogësimë
Aerofagi
Ankth
Depresion
Cefale
Hemikrani
Shqetësime me përqendrimin
Irritim
Astma
Sinozit
Vështirësi në frymëmarrje
Rinit
Kollë
Ngjirje të zërit
SQARIME MBI USHQIMET
Produkte të vezës dhe qumështit dhe përbërësit e tyre
Domosdoshmëria për të testuar produktet e qumështit dhe përbërësit e tyre më të rëndësishme lind nga fakti se, të jesh intolerant ndaj qumështit të lopës nuk përjashton mundësinë për të konsumuar disa nënprodukte të tij apo të tjera lloje qumështi. Në fakt, prodhimi i djathit apo i kosit ndodh sipas proceseve të ndryshme të fermentimit, të cilat modifikojnë përqendrimin e kaseinës dhe sieroproteinave përgjegjëse parësore të reaksioneve të shumta të intolerancës.
Në rast intolerance eliminohen nga konsumi i përditshmërisë ushqimet e mëposhtme, të cilat mund të përmbajnë qumësht: Qumështi i lopës ( si pluhur ashtu dhe i freskët , si i skremuar dhe i plotë), gjalpi, kosi, laktosa, çokollata me qumësht, biskotat ( me qumësht apo gjalpë në përbërësit e tyre); krem pastiçerie, krem whisky, akullore, margarina (disa përmbajnë qumësht), produkte për femijë homogjenizues liofilizues ëmbëlsira.
Veza
Statistikisht albumina rezulton më alergjenë, duke e krahasuar me të verdhën e vezës. Në rastet e intolerancës duhet të eliminohen nga dieta e përditshmërisë ushqimet e mëposhtme: veza, pije me bazë kakao me maltozë, pudding, sorbeto, tortat, krem pastiçerie, përbërës për skuqje, akullore, marenë, brumra me vezë, erëza për sallatë me bazë kremi, vafer (kaush akullore), likuor me bazë veze, majoneza, përzierje për produktet e furrës, vera e bardhë, (disa tipe franceze të përpunuara me albuminë), salcë berneze, salcë tartara, ëmbëlsira (me vezë në përbërës).
DRITHËRAT DHE BISHTAJORET
Gruri
Të jesh intolerant ndaj grurit nuk do të thotë domosdoshmërisht që je I prekur nga çeliakia. Kjo patologji nuk evidentohet me testin e intolerancës ushqimore, por për t’u diagnostikuar, kërkon ekzaminime të veçanta dhe specifike. Intoleranca ndaj grurit çon në eliminim të derivateve të grurit. Në rast të intolerancës të eliminohen nga konsumi i përditshëm ushqimet e mëposhtme: mielli i bardhë, mielli integral, makarona, buka, pica, krunde gruri, embrioni i grurit, biskota me fibra gruri, biskota, torta, ëmbëlsira, krem pastiçerie, tarta; produkte për skuqje, alkool tip whisky, gin, birrë, vodka.
Gliadina, Transglutaminaza
Një diagnozë sintomatologjike e çeliakisë është e vështirë, sepse shenjat janë shumë të ngjashme me ato të patologjive të tjera, ndër të cilat më së shumti përfshijnë zorrët, por edhe forma të lodhjes kronike dhe depresionit. Në një përqindje jo të vogël të rasteve, çeliakia nuk zhvillon asnjë shenjë të dukshme, por sjell një dëmtim të indeve të zorrës. Një diagnozë më ekzakte e sëmundjes kalon nëpërmjet dy analizave specifike. Analiza sierologjike, e cila përcakton nivelin e antitrupave specifik anti-gliadinë IgA e IgG dhe antitrupat anti-transglutaminazë në gjak prodhuar nga përgjigjja e prezencës së glutenit, i konceptuar nga organizmi si substancë e huaj dhe e rrezikshme. Prania e vlerave të larta të Transglutaminazave IgG e të Gliadinës Ig G që evidentohen në këtë test, duhet të konfirmohen nga teste specifike të sëmundjes së çeliakisë.
Grurë Saraceno
Dallohen nga drithërat e zakonshme për vlerat biologjike të larta të proteinave. Është një burim i mirë me fibra dhe minerale (magnez dhe mangan). Është i varfër me luten, prandaj është i përshtatshëm për individët me çeliaki. Në rastet e intolerancës të eliminohen: polenta targna (pjatë e veçantë e përgatitur me miellin e drithërave) dhe buka me miell saraceno.
Farro
Vlerat ushqyese të farro janë të ngjashme me varietetin e grurit të butë. Përmbajnë aminoacide dhe proteina të veçanta që i dallon nga varietetet e tjera të drithërave. Shumë subjekte intolerantë ndaj grurit mund të tolerojnë mirë produktet me bazë farro. Në rast të intolerancës eliminohen nga dieta supat me drithëra dhe makaronat me farro.
Tërshëra
Është ndër drithërat me përmbajtje të lartë të proteinave ( deri në 17% ) dhe më pak karbohidrate, është më i pasuri me yndyrna në vlera absolute. Nëse i shtojmë 11% e fibrave kemi drithërat me indeksin më të ulët glicemik dhe pikërisht kjo e bën të përshtatshme për diabetikët. I pasur me kalium dhe vitamina të grupit B. Në rastet e intolerancës të eliminohet mielli i tërshërës dhe drithërat.
Elbi
Dallon nga drithërat e tjerë për një përmbajtje të lartë të fibrave dhe mbi të gjitha ato të tretshme. Së bashku më tërshërën janë drithërat me indeks më të ulët glicemik. Elbi fryhet shumë gjatë gatimit: kjo karakteristikë së bashku me përmbajtjen e lartë të fibrave lejon të përgatiten supa, të cilat të ngopin dhe janë hiperkalorike. Në rast të intolerancës, të eliminohen nga dieta mielli i elbit-buka miks (grurë-elb), kafe elbi, Irish Whisky e Scotch Whisky.
Thekër
Përdorimi i shpeshtë i thekrës i rekomandohet personave që vuajnë nga stipsi (konstipacioni), duke pasur parasysh përqindjen e lartë të fibrave që përmban. Është i pasur me fosfor dhe proteina. Në rast të intolerancës të eliminohen ushqimet që përmbajnë miell thekre si dhe likuoret (Gin).
Misër
Misri është një drithë relativisht i varfër, proteinat e të cilit kanë vlera biologjike të ulëta në krahasim me drithërat e tjerë. I përdorur në formën e miellit, pra i dekortikuar, është i varfër nga faktorë të rëndësishëm ushqyes. Misri është drithë i cili është i varfër natyralisht nga gluteni ndaj është i përshtatshëm për ushqyerjen e fëmijëve në gji dhe subjektet çeliak. Në rast të intolerancës, të eliminohen nga dieta ushqimet me bazë miell misri si biskotat, makaronat, kokoshkat, Bourbon Whisky, Whisky amerikan dhe Gin.
Orizi
Është një nga drithërat më të pasur me amidon e të varfër me proteina. Nuk përmban gluten. Përmbajtja e yndyrave është shumë e ulët ashtu si dhe e vitaminave dhe kripërave minerale. Orizi integral përbëhet nga shtresa të ndryshme, të pasura me elementë thelbësor: vitamina, kripëra minerale, oligoelementë. Këto substanca janë pothuajse inekzistente në orizin e rafinuar e kjo si rrjedhojë e procesit të përpunimit, orizi i rafinuar është pothuajse i përbërë nga amidoni. Në rast të intolerancës, të eliminohen nga dieta orizi, pasta orizi, qumësht orizi.
Amarant
Mund të konsiderohet në disa shtete në të njëjtën mënyrë si një perime, amaranto mund të përdoret edhe si miell. Ndaj nuk mund të konsiderohet, së bashku me grurin saraceno dhe quinoa si një drithë i vërtetë. Amaranto është i pasur me proteina me vlerë të lartë biologjike dhe ndryshe nga drithërat e tjera përmban pothuajse dyfishin e lizinës, një aminoacid esencial. Përfaqëson gjithashtu një burim të pasur fibrash. Mungesa e gluteinës e bën të përshtatshme përdorimin e saj nga subjekte që vuajnë nga çeliakia apo edhe nga fëmijët. Në rastet e intolerancës, të eliminohet buka e amarantos si dhe supat me drithëra apo bishtaja të cilat mund ta përmbajnë.
Quinoa
Quinoa përfaqëson një burim të mirë për fosforin, kaliumin dhe magnezin. Quinoa nuk ka gluten.
Miglio
Ka një përbërje të ngjashme me grurin, por nuk përmban gluten. Është i vetmi drithë që ka veti alkalinizuese, ndaj indikohet për subjektet që vuajnë nga aciditeti i stomakut. Në raste të intolerancës, të eliminohen nga dieta tortat e ëmbla dhe të kripura, biskotat, supa me drithëra.
Soja
Është një ndër perimet më të pasura me proteina, por përmban mjaft yndyrna dhe karbohidrate. Soja dhe lektina, që nxirren përdoren si antioksidantë, emulsionantë dhe amalgamantë. Në rast intolerance, të eliminohen nga dieta ushqimet e poshtë shënuara: addensanti, emulsionanti që përmbajnë proteina të sojës, miell soje, bukë soje arabike, kokërr soje, lektin soje, vaj soje, djathë soje, tofu, soje , biskota, akullore dhe torta me bazë soje, kuzhina kineze, salcë soje, margarinë, çokollatë.
MAJA
Testi Anti-Food IgG test vlerëson intolerancën e dy tipeve të ndryshme majash: maja e bukës dhe maja birre. Majaja e bukës përdoret në furrat e bukës. Majaja e birrës përdoret në shtëpia dhe në piceri. Për më tepër përdoret si element fermentues në disa pije. Statistikisht, majatë natyrale dhe të birrës janë ato më alergjen për organizmin dhe shkaktojnë fryrje abdominale. Në raste të intolerancës, të eliminohen nga dieta ushqimet e mëposhtme: buka, pica, torta, djathërat e fermentuar, salca të ndryshme, pije të fermentuara (birra, vera, alkoolikët), arrat (përmbajnë maja), uthulla.
KËSHILLA PËR DIETËN
Pas vlerësimit të testit nga ana e një mjeku, këshillohet të hiqen nga dieta ushqimet që rezultojnë jo të tolerueshme, duke i dhënë shumë rëndësi ushqimeve me vlera në U/ml shumë të larta. Regjimi nëpërmjet dietës duhet të ndiqet për të paktën 3 muaj, koha minimale e nevojshme për të arritur disintoksikimin e organizmit. Gjatë kësaj periudhe është e këshillueshme të ndiqen këshillat e një dietologu specialist. Rifutja e ushqimeve në dietë pas kohës së detoksifikimit duhet të jetë graduale dhe e kontrolluar. Mundësisht do të ishte mirë të rifutet në dietë një ushqim, duke pritur pesë ditë deri në rifutjen të një ushqimi tjetër. Kjo na lejon të monitorojmë mundësinë për shfaqjen e simptomave të intolerancës. Ushqimi që rikthejmë në dietë nuk duhet të jetë në sasi të tepruar. Këshilla më e rëndësishme për të mos u përsëritur shqetësimet e intolerancës ushqimore është të ndiqet një dietë e shumëllojshme e karakterizuar nga ushqime me cilësi dhe vlera të larta biologjike. Intoleranca ushqimore në ndryshim nga alergjia, falë eliminimit të përkohshëm të produktit shkaktar tenton të zhduket. Në disa raste kjo nuk ndodh duke shkaktuar deficite enzimatike të fituara, të përhershme ose me bazë gjenetike. Për këtë arsye, rifutja e ushqimeve është një proces delikat dhe jo i vendosur në të gjitha rastet njësoj.
Prandaj rezulton thelbësore dhe e rëndësishme këshillimi me mjekun, jo vetëm në fazën e leximit dhe të interpretimit të testit, por edhe gjatë kohës për modelimin dhe rifutjen e ushqimeve.
Interpretimi i rezultatit
Rezultati Range(AU/ml)
Grada
Negativ < 8 0
Borderline 8 – 12.5 1
Pozitiv 12.5 – 25.0 2
Pozitiv i lartë >25.0 3
Duke u bazuar në ekzaminimin dhe rezultatet e testit Imunitare të Intolerancës Ushqimore Ig G ndërmjetësuese vihet re se pacienti nuk është subjekt intolerant ndaj ushqimeve që përfshinë testi.
PROVA E ALERGJISË
Duke u bazuar në vlerat e referimit të ekzaminimit shihet se pacienti ka:
Përgjigje të lartë alergjie ndaj barit Mazzolina (vlerë 4.4 U/mL)
Përgjigje të moderuar ndaj barërave të këqija të lëndinave (Gramigna dei prati- me vlerë 0.930U/mL)
Përgjigje të moderuar ndaj barërave mix (Mix Graminacee – me vlerë2.2U/mL)
Përgjigje të moderuar ndaj Dermatophagoides Pteronyssinus ( me vlerë -2.4 U/mL)
Përgjigje të moderuar ndaj Dermatophagoides Farinae ( me vlerë -2.1 U/mL)
Përgjigje të ulët ndaj Acarus Siro ( me vlerë – 0.620 U/mL)
INTERVALI I VLERAVE REFERUESE NË KU/L –IGE SPECIFIKE:
< 0.35 : Mungesë 0.35-0.70 : E Ulët 0.70-3.50 : E Moderuar
3.5-17.5 : E Lartë 17.5-50 : Shumë e lartë 50-100 : Më e Larta
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.