Në fokus

February 7, 2017 | 11:43

Investigimi/ Trajtimet kozmetike po i shpërfytyrojnë shqiptarët

cosmetic-surgery

 

Sallonet e bukurisë në Shqipëri, që nuk kanë ekspertizë dhe mbikëqyrje mjekësore, po ofrojnë trajtime të rrezikshme kozmetike, të parregulluara ligjërisht dhe me vakum ligjor. Ato po alarmojnë mjekët profesionistë.

Ermira Sela mbulon fytyrën me dorë për të fshehur një shpërfytyrimin,  si rezultat i një trajtimi jo të duhur kozmetik që ka bërë në Shqipëri. 31-vjeçarja nisi të shqetësohej ku në fytyrë nisën t’i dilnin rrudhat e para. Parukierja i tha Selës se, me një injeksion të thjeshtë, që kushtonte 60 euro mund të zhdukte shenjat e plakjes.

Më siguroi se nuk do të kishte asnjë rrezik. Madje ajo më përmendi emra të njohur grash që u ishin nënshtruar këtyre trajtimeve”,- tha Sela.

Nuk u mendova dy herë, i besova pa i bërë shumë pyetje”, thotë vajza bionde me sy jeshil, duke iu dridhur zëri.

Një injeksion nga ky produkt, dozën dhe përbërjen e së cilës Sela nuk e njihte mjaftoi që asaj t’i shkatërronte jetën, gushtin e kaluar. Pavarësisht antibiotikëve, ajo kishte në mënyrë të vazhdueshme dhimbje, ethe dhe të vjella, ndërsa deformimi në pjesën e djathtë të mjekrës ka bërë që njëri prej syve të qëndrojë gjysmë i mbyllur dhe fytyra është pothuajse e paralizuar.

Jam bërë aq e shëmtuar,  sa jam përpjekur të bëj vetëvrasje”, tha Sela, e cila humbi vendin e punës në bankë. E vetmja shpresë e saj është që t’i nënshtrohet korrektimit në një spital italian, që është planifikuar të kryhet këtë muaj.

Në kërkim të pamjes “Kardashian”

Ka gjithnjë e më shumë mashtrues me shiringa”, – tha Panajot Papa, kirurg plastik në një klinikë private në Tiranë.

Problemi është edhe te produktet … Ndërsa janë të ndaluara në Europë, ato hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Turqia apo Kina.

Eriona Shehu, dermatologe në Spitalin Universitar të Tiranës, tha se, këto produkte të parregulluara sintetike, të tilla si silikoni likuid dhe acrylamide, janë duke u ofruar me çmime tepër të ulëta.

Ndërhyrjet kozmetike janë bërë një industri fitimprurëse. Pacienti është vetëm një klient, i ekspozuar ndaj një numri rreziqesh.

Shehu tha se, dëshira për t’u dukur si ylli amerikan i shfaqjes televizive Kim Kardashian është “duke shkatërruar jetën e vajzave të reja shqiptare në kërkim të bukurisë”.

Mjekët shqiptarë thonë se mosha tipike e klientëve për procedura të tilla është midis 16 dhe 28 vjeç. Në vendin me rreth tre milionë njerëz, kërkesa për ndërhyrje kozmetike u rrit më shumë se 50% në vitin 2015, sipas një studimi të publikuar nga revista ekonomike “Monitor” e Shqipërisë. Ofertat promovuese mund të shihen kudo, si p.sh. në një sallon bukurie që reklamon 20% ulje për tre persona që vijnë së bashku për trajtim gjatë sezonit të festave.

Dr. Papa thotë se ai ka trajtuar një duzinë të rejash të moshës midis 20 dhe 27 vjeçe që kanë vuajtur komplikime, pasi kanë fryrë buzët dhe mollëzat me silikon të lëngshëm për 40 € deri në 50 €. Produkti është ndaluar për përdorim në vendet e kozmetike si Italia dhe Franca për më shumë se 15 vjet. Mjeku kirurg plastik tha se ndërhyrjet të tilla të dështuara, i kishin lënë gratë me pasoja si prirje për fryrje gjatë periudhave menstruale, që kërkojnë trajtime të mëtejshme – dhe ai paralajmëroi se ato mund të vuajnë nga shenja të tilla për jetën.

Mbyllja e hendekut ligjor

Mjekët shqiptarë janë të shqetësuar në lidhje me mjekët e huaj që vijnë nga Italia, Turqia dhe Greqia për të punuar vetëm për një fundjavë.

Ata nuk mund të mos kenë diplomë, kualifikim ose licencë për llojin e ndërhyrjes që bëjnë ose për të marrë përgjegjësinë për vijueshmërinë e ndjekjes mjekësore të pacientit”, tha Besim Boci, kreu i departamentit të ORL-së në Spitalin Universitar të Tiranës.

Për shkak të paqartësive ligjore, gjyqësori nuk mund të ndërhyjë. Një zëdhënëse në Gjykatën e Tiranës, Alba Nikolla, pranon se aktualisht është e pamundur “për të hapur çështje në prokurori bazuar vetëm në hetimet dhe ankesat”, kundër praktikuesve. Por, autoritetet janë të vendosur për të trajtuar këtë me një projektligj për të kontrolluar produktet kozmetike dhe sallonet e bukurisë, e cila është dorëzuar tashmë në Kuvend.

Ligji është në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, në të cilin Shqipëria aspiron të bashkohet, dhe do të mundësojë që Autoritetet të mbyllin institucionet mashtruese që përdorin produkte sintetike. Kur efekti në shëndet është negativ, praktikuesit mund të burgosen për 3 deri në 10 vjet. Rregulloret e tilla mund të lehtësojnë në njëfarë mënyre traumat e grave si Elisa Lura, një studente për ekonomi, 22 vjeçe.  Ajo iu nënshtrua një trajtim me lazer për të rivendosur pamjen natyrale, pasi kishte paguar 50 € në një sallon lagjeje për të bërë një tatuazh permanent të vetullave, i cili shkoi gabim. Por lazeri i bëri gjërat shumë më keq.

“Çdo gjë është e prishur!”, tha ajo për fytyrën e saj, tashmë të mbuluar me plagët e dhimbshme.

Burimi:http://www.euractiv.com/section/health-consumers/news/young-albanians-scarred-by-rogue-cosmetic-treatments/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top