Aktualitet

April 28, 2025 | 16:16

Irfan Hysenbelliu dhe Paolo Berlusconi takohen në Milano, hapin perspektiva të reja bashkëpunimi në biznes dhe media

 

Gjatë një vizite pune në Itali, Presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe i “Focus Media News”, z. Irfan Hysenbelliu, i shoqëruar nga i biri, z. Fatmir Hysenbelliu, zhvilloi një takim me biznesmenin dhe botuesin italian Paolo Berlusconi, vëllain e ish-kryeministrit të njohur të Italisë, Silvio Berlusconi.

irfan-hysenbelliu-dhe-paulo-berlusconi

Takimi u mbajt në Milano dhe u përqendrua në eksplorimin e mundësive për bashkëpunim në fushat e biznesit dhe medias, duke hapur horizonte të reja për partneritete strategjike mes të dyja palëve. Ky bashkëpunim i mundshëm pritet të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, nëpërmjet sektorëve kyç të zhvillimit ekonomik dhe informimit publik.

paulo-berlusconi-fatmir-hysenbelliu

Në përfundim të takimit, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, z. Paolo Berlusconi i dhuroi z. Hysenbelliu një album të veçantë kushtuar jetës së Silvio Berlusconit, një simbol domethënës i vlerësimit dhe lidhjeve të forta ndërmjet dy botëve, të biznesit dhe medias.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top