Dëshmi

December 27, 2021 | 12:18

Irma Libohova flet për bashkëshortin e ndjerë: ‘Kam një boshllëk që nuk e zëvendëson asgjë’

Këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova ka folur për familjen e saj dhe për bashkëshortin e ndjerë, Besnik Kaso, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Në emisionin “Dola te Ola” në News24, këngëtarja tha se nuk të mungon vetëm personi fizik, por është më shumë se kaq. “Mungon një botë e tërë. Ke një boshllëk që nuk ka gjë që e zëvendëson”, u shpreh ajo.

Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur për shkak të punës, e cila sikurse ajo tha nuk është aq e lehtë pasi artistët kanë përgjegjësinë që të kënaqin 200 apo 500 vetë, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur.

Teksa u pyet se si është njohur me Besnikun, Irma tregoi se si fillim janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra. Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.

Këngëtarja është nënë e një djali, nga i cili është bërë edhe gjyshe e një mbesë. “Ka patur gjithmonë vëmendje maksimale ndaj meje, kam edukuar një fëmijë të mirë”, u shpreh Irma për djalin e saj, ndërkohë që për dashurinë që ndjen për mbesën tha, “Nuk ka fjalë ta përshkruaj, një dashuri e pamasë”.

 

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top