Këshilla & Arsye

December 6, 2019 | 8:01

Ironikët janë më inteligjentë

Nëse në majë të gjuhës kemi gjithmonë përgjigjen gati, kjo është meritë e trurit, teori të cilën tashmë e konfirmon edhe shkenca. Don Scotti në faqet e “Elite Daily” ka rrëfyer për kërkimin e tij, rezultatet e të cilit konfirmojnë lidhjen mes sarkazmës dhe inteligjencës.

1Një rezultat i botuar edhe në revistën “Smithsonian Magazine”. Njerëzit që e përdorin sarkazmën është njësoj si të bënin një lloj gjimnastike mendore. Përdorimi i ironisë nënkupton shpesh të kundërtën e asaj që thuhet. Megjithatë nuk është kaq e thjeshtë të ironizosh, sidomos për ata që nuk e kanë “art”.

Ironia e detyron trurin të mendojë fjalët përtej kuptimit të tyre të parë. Me pak fjalë, të jesh ironik, i prerë dhe thumbues e sforcon trurin të bëjë hapa më të shpejtë se zakonisht. ata që përdorin këtë mënyrë komunikimi kanë një aktivitet elektrik në nivel neurologjik më të madh se sa ata që janë më të drejtpërdrejtë.

Megjithatë, ekziston edhe ana tjetër e medaljes. Sipas psikologut albert Katz, pedagog dhe studiues në universitetin “Western Ontario” njerëzit thumbues dhe ironikë, në të vërtetë janë edhe më agresivë.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top