Aktualitet

February 1, 2024 | 16:24

Ish-kongresmeni amerikan Jim Moran dhe i biri Patrik, darkë pune me drejtuesit e “Hysenbelliu” Group

 

Një takim mbresëlënës ka qenë ai i së mërkurës së kësaj jave në Washington, mes drejtuesve të “Hysenbelliu” Group dhe familjarëve të ish-kongresmenit veteran Jim Moran.

dd

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu dhe ish-Kongresmeni, Jim Moran

Njohja e tyre zë fill qysh prej vizitës së parë të ish-kongresmenit Moran në Tiranë dhe Durrës. Por gjatë natës së kaluar për disa orë, ajo është pasuruar me biseda interesante dhe sidomos përmes informacioneve për lidhjet dhe shkëmbimet shqiptaro-amerikane mes dy vendeve.

Veterani i Kongresit Amerikan Jim Moran, i cili ka mbajtur mandatet prej vitit 1991 deri në 2015 është një ndër njohësit më të mirë të realitetit shqiptar dhe ndër miqtë më të shquar të shqiptarëve në Washington. Ai ka qenë bashkëpunëtor i vlerësuar i Presidentit Klinton dhe të tjerëve. Konsiderohet ndër personalitetet me reputacion dhe njohje në mjediset politike dhe vendimmarrëse amerikane.

dd1

Biri i tij, Patrick Moran, aktualisht drejtues i MORAN Global Strategies inc, në dialogimin me Presidentin dhe zv/presidentin e “Hysenbelliu” Group, Irfan dhe Fatmir Hysenbelliu, dëshmoi interes për afrim mes dy palëve në fushën e investimeve dhe shtrirjes së partneriteteve në sektorë të ndryshëm.

dd2

Ish-kongresmeni Moran vlerësoi komunitetin e biznesit shqiptar në Amerikë dhe sugjeroi që raportet e aktorëve të rëndësishëm dhe me potenciale si “Hysenbelliu” Group të fitojnë sa më shpejt partneritete biznesi edhe në Amerikë. “Kjo është kohë e volitshme për kurajozët”, u shpreh zoti Moran.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top