Në fokus

August 10, 2017 | 16:57

Ish-kryeparlamentarja Topalli publikon dëshminë e një historie të dhimbshme të familjes së saj

Sikundër dhjetëra histori shqiptare të vuajtjes nga regjimi i pasluftës, rasti e solli që në rrugë krejt rastësore, njëra prej mbesave të familjes Topalli të zbulojë historinë e dhimbshme të familjes së saj. Ja se çfarë shkruan në postimin e saj në rrjetin social Facebook, Jozefina Topalli.

jozi

Të dashur miq.

Para disa ditësh duke vizituar Porto Palermon, Xhoana Topalli gjeti të gdhendur në muret e saj emrin e xhaxhait , Ferdinand Topalli.

Ferdinandi ishte 12 vjeç kur e internuan aty bashkë me të vëllanë, Kolec Topallin 10 vjeç, të motrën Suzana Topalli 16 vjeçe dhe nënën e tyre. Ndërkohë vëllanë 18 vjeç, Genarin, e kishin futur në burg bashkë me të atin.

Familja e tyre u ndëshkua për fajin e vetëm se Nush Topalli ishte një tregtar i madh dhe i biri tjetër (20 vjeç) u arratis nga vendi.

Siç shihet në foton poshtë, ishte 10 Dhjetor 1949.

Ndërkohë, në Shkodër sundonte një frikë e terror i padëgjuar. Familje të shumta u internuan në Tepelenë dhe Porto Palermo.

jozefina

Fotoja poshtë është shenjë e një historie të dhimbshme, jo thjesht për familjen tonë. Në atë kamp kanë vdekur nga uria e kushtet e tmerrshme shumë fëmijë.

Ajo është një thirrje për kujtesë.

Për mua e familjen time është thellësisht prekëse, sepse pas dy ditësh që gjetëm të gdhendur në mur nga një fëmijë 12 vjeç emrin e tij e datën e internimit, njeriu jonë i dashur Ferdinandi ndërroi jetë.

Ishte ndër njerëzit më të drejtë e më të ndershëm që mund të njohësh në jetë.

I dashur dhe i papërtueshëm, me t’u gjend në çdo kohë.

Vetëm po ta pyesje, fliste për kohën e internimit;

natyrisht pa urrejtje dhe me buzë në gaz.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top