Këshilla & Arsye

March 9, 2020 | 11:35

ISHP: 5 mënyra se si të mbroni familjen nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me të prekur nga koronavirusi i ri. Instituti i Shëndetit Publik ka përsëritur sot pesë mënyra për të mbrojtur familjen tuaj nga koronavirusi i ri.

Ja edhe disa rregulla që duhet të keni parasysh:

1-Mbani distancë nga njerëzit të cilët kolliten apo teshtijnë.

2-Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

3-Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. fërkojini për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

4-Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të ndalur përhapjen e sëmundjes dhe për tu shëruar.

5-Lexo të gjitha informacionet zyrtare që mundesh, lidhur me COVID-19

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top