Këshilla & Arsye

June 26, 2019 | 9:05

ISHP: Ja se si t’i mbroni fëmijët nga i nxehti i verës

Në stinën e nxehtë fëmijët duhen veshur me rroba të lehta pambuku, po ashtu edhe kur vihet në gjumë.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që:

  • fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-16.00
  • fëmijët duhen larë me ujë të vakët
  • kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir
  • temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.

Goditja nga dielli mund të quhet më drejtë goditja nga i nxehti, pasi jo domosdoshmërisht një person tek i cili zhvillohet kjo gjendje ka qenë i ekspozuar ndaj diellit. Ajo është një gjendje jo shumë e zakonshme, por nga ana tjetër shumë serioze, me një normë vdekshmërie prej 20%.

Tipari më i rëndësishëm i goditjes nga i nxehti është temperatura jashtëzakonisht e lartë e trupit (105 F [41 C] ose më e lartë), që e shoqëron atë. Në goditjen nga i nxehti, viktima ka ndalim të procesit të djersitjes duke mos qenë në gjendje të eliminojë nxehtësinë e tepërt të trupit të grumbulluar gjatë aktivitetit fizik.

Nëse temperatura e trupit rritet së tepërmi, truri, veshkat dhe mëlçia mund të pësojnë dëmtime të përhershme. Ndonëse goditja nga i nxehti prek kryesisht personat mbi 50 vjeç ajo gjithashtu shkakton probleme tek individë të rinj të cilit merren me aktivitet fizik për një periudhë kohore të zgjatur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top