Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar prezencën e virusit RSV në Shqipëri. Nga ky infeksion viral, ekspertët thonë se preken më shumë fëmijët duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes.
Virusi mund të kalojë nga një infeksion i lehtë deri në pneumoni.
Shenjat klinike mes virozave të stinës së dimrit dhe nënvarianteve të Covid-19 janë të ngjashme, ndaj mjekët këshillojnë qytetarët që të jenë të vëmendshëm në shfaqjen e simptomave të para dhe të këshillohen me specialistët.
Epidemiologët paralajmërojnë se dy javët e fundit të janarit do të shënojnë pikun e kësaj situate virologjike.
Në 16 janar, në vend u konfirmua rasti i parë me virusin RVS, një 16-vjeçar.
I mituri mori rezultatet pas kryerjes së disa analizave nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa rezultoi negativ nisur nga përgjigjet e tamponit.
Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka lënë spitalin prej disa ditësh.
Burimi / AnabelMagazine
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.