Isida Mollaymeri balerinë soliste pranë TKOB. E njohur për angazhime të rëndësishme artistike vendase dhe të huaja.
Eleganca plot finesë dhe ndjeshmëria artistike janë elementët që e karakterizojnë një balerinë si ajo. Ndaj jo vetëm talenti, por më shumë se kaq e bëjnë të jetë e përzgjedhur shpeshherë në evente të ndryshme skenike duke i besuar ‘verbërisht’ asaj. Nën petkun e emocioneve që vetëm skena di t’ia falë, e që pa to ajo nuk mund të jetojë dot ndjeshmërisht, për Isida Mollaymerin, fizikisht, në përditshmëri, të tjerë elementë e bëjnë të funksionojë që sa del nga pragu i derës. Nisur nga kremi i fytyrës, trupit, parfumi, kuleta apo portofoli, preferencat e saj përzgjidhen në treguan e huaj, atë evropian. Ndërsa fiksim me vete ka dhe pecetat e lagura, të cilat nuk kanë rëndësi për markën. Ato mundet t’i sigurojë dhe në vendin e saj.
Kuleta La Prairie brenda së cilës ndodhet kremi i trupit i fytyrës dhe i syve ndërsa tualetet janë Mak. Ndër to nuk mungojnë ruzhi për faqet, lapsi, rimeli, shkëlqyesi dhe pasqyra Svarovski.
Kremrat gjithashtu i kam La Prairie me platinium që e kanë shishen si me diamant dhe me kaviar ngjyrë blu. Markën e kremrave jo sepse për mua janë më të mirët, por si produkt janë thellësisht të vlefshëm. Më pëlqen që gjërat që kanë lidhje me estetikën të jenë cilësore. Ndikimi është ky që. Kur më mungojnë detyrohem të kthehem mbrapsht në shtëpi e t’i marr.
Portofoli im i preferuar është Cavalli ndërsa parfumi i zgjedhur imi është Cavallin Ange&Demon, Givenchy dhe Salvatore Ferragamo. Në shumicën e rasteve mi kanë dhuruar, ose unë gjithmonë i blej jashtë vendit.
Çantën e kam koleksioni i fundit i D&G. Të gjithë më kritikojnë se unë mbaj gjithmonë me vete çanta të mëdha dhe plumb të rënda, po mua më pëlqen t’i kem të gjitha sendet e mia me vete nuk mund të lëviz dot pa to. Çanta aktuale është në përmasa të mëdha, e bollshme.
Celular mbaj dy: një Blackberry personal dhe një Nokia që kam numrin e punës. Tepër të vlefshëm në çdo çast.
Adhuroj orët. Kam shumë të tilla dore. Është aksesori që kurrë nuk më mungon kur dal nga shtëpia, si dhe letrat e lagura.
Botuar në revistën Psikologjia, Qershor 2012
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.