Dëshmi

July 2, 2021 | 8:15

Iso-Polifonia shqiptare, e shpallur si kryevepra shpirtërore, merr pjesë në Folkoriadën Botërore në edicionin e 7-të  

Nga Blerina Mërtiri, mësuese

 

 

CIOFF World Folkloriada është një festival mbarëbotëror që ka si qëllim të mbledhë së bashku përfaqësues të trashëgimisë kulturore botërore. Koncepti festival botëror i folklorit, që mbahet çdo katër vjet, u propozua në vitin 1991 në Haifa nga Shmuel Bialik dhe u pranua nga CIOFF në vitin 1993 në Dublin. Më pas Folkloriada u mbajt në Holandë, Japoni, Hungari, Korenë e Jugut dhe Meksikë. Folkloriada Botërore organizohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Organizimit të Festivaleve Folklorike (CIOFF®), një partner i UNESCO-s në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale.

1Kjo Folkloriadë ka si qëllim:

-Të japë mundësi për të shfaqur trashëgiminë tradicionale të të gjithë botës.

-Përhapjen dhe mbrojtjen e kulturave tradicionale.

-Të promovojë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe paqen në të gjithë botën.

Për tetë ditë pa ndërprerë, Federata Ruse dhe Republika e Bashkortostanit do të bëhen qendra e folklorit botëror. “Pothuajse 2000 interpretues nga rreth 50 vende do të marrin pjesë në Folkloriada VI CIOFF® World që do të mbahet në Rusi për herë të parë. Ceremonia e hapjes së Folkloriada-s do të mbahet në Ufa më 3 korrik 2021. Të nesërmen, 4 korrik 2021, është planifikuar hapja e festivalit ndërkombëtar në vendin e emërtuar “Zemra e Folkloriadës”.

Një ftesë zyrtare, e ardhur nga organizatorët e festivalit ,CIOFF World Folkloriada in Russia/Ufa, u pranua me kënaqësi nga Folk Grup “Bilbili”, Vlorë. Pjesëmarrja e “Bilbilit” në shumë festivale e aktivitete ndërkombëtare si Itali, Poloni, Kroaci, Moldavi, Bullgari, Lituani Turqi, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë e shumë të tjerë, ishin arsyeja që ky grup të marrë pjesë për të dytën herë në një ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme botërore.

2

Në mbrëmjen e datës 02 korrik grupi shqiptar do të udhëtojë përmes Aeroportit të Domodedovo për në UFA, kryeqytetin e shtetit të Bashkortostanit, vendi ku do të hapet dhe zhvillohet Festivali i VI i Folklorit. Sipas programit Grupi “Bilbili” do të ngjitet në skenën e festivalit, në hapje të tij, në datën 04 korrik nga ku është planifikuar që secili grup të performojë vetëm 5 minuta. Folku shqiptar do të paraqitet me një sërë perlash duke filluar nga kryevepra jonë Iso-Polifoninë që është shpallur kryevepër shpirtërore, por edhe vallen tradicionale e atë të përpunuar, nga jugu në veri, ku do të valëvitet edhe fustanella devolliçe por edhe vallja tropojane e çikave.

Ceremonia e mbylljes së Folkloriada Botërore VI CIOFF® do të zhvillohet më 10 korrik 2021 në Ufa në vendin kryesor të festivalit ku është planifikuar të dorëzohet edhe flamuri i Folkloriadës për edicionin e VII.

Shpresojmë që folku shqiptar do të paraqitet me seriozitet e dinjitet, duke shpalosur një pjesë të rëndësishme të shpirtit të popullit tonë në breza.

Mirënjohje dhe përkrahje për grupin shqiptar.

3

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top