Dëshmi

September 24, 2019 | 10:17

Itali, shtëpia përfundon në ankand: qytetarët bashkohen për t’ia blerë përsëri

Shtëpia ishte konfiskuar sepse një punëtor 56-vjeçar, nuk mund të paguante hipotekën. Bashkatdhetarët e tij u bashkuan për të blerë shtëpinë pasi u konfiskua “ishte një mobilizim i jashtëzakonshëm”, tha kryetari.

Ka ndodhur në Itali, në provincën Sassari, në Tula. Protagonisti është një punëtor 56 vjeç, i cili ka humbur punën e tij dhe për këtë arsye nuk ishte më në gjendje të paguante taksat e hipotekës. Së bashku me të, gruaja dhe vajza rrezikuan të gjendeshin në mes të rrugës, por kjo nuk ndodhi falë solidaritetit të bashkëqytetarëve të tyre.

Kjo ngjarje është rrëfyer nga kryetari i Komunës së Tulës, Gino Satta, një nga të parët që u ofrua për të ndihmuar punëtorin 56-vjeçar, i njohur për të gjithë si Tomasino.

“Ne si administratorë jemi munduar ta ngremë problemin në mënyrë diskrete, por morëm një përgjigje të shkëlqyeshme nga qytetarët dhe kështu pas disa muajsh arritëm shifrën që duhej për të shpëtuar shtëpinë e Tomasino-s”.

Ankandi i gjykatës kishte caktuar vlerën e shtëpisë 27 mijë euro. Në Mars 2019 burri iu drejtua shërbimeve sociale të komunës Tula. Falë solidaritetit të bashkëqytetarëve të tij dhe disa të ardhurave të fituara nga lotari dhe festa të fshatit, brenda disa muajsh ata mundën të blinin shtëpinë dhe t’ia rikthenin familjes në vështirësi.

 

 

 

Burimi / sostenitori.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top