E diplomuar shkëlqyeshëm në ekonomi dhe zëvendëspresidente e kompanisë së familjes, ajo është këshilltarja private e babait të saj, Donald dhe me gjasë ndikimi i saj pritet të jetë ai i pozitës gati të një Zonje të Parë të vendit. Ja se kush është Ivanka.
Që vajza e parë këtë herë është më e rëndësishme se zonja e parë, kjo duket hapur. Mediat botërore bien dakord me këtë qëndrim të përbashkët, pas deklaratave të para publike të presidentit të ri amerikan, parë në shoqërinë e ngushtë të vajzës së tij. Po flasim për Ivankën, 35-vjeçe, vajza e ish-modeles çeke Ivana dhe e manjatit, e cila nuk është vetëm e bukur, por edhe e zonja: u diplomua shkëlqyeshëm në Ekonomi nga Wharton School of Business të Universitetit të Pensilvanisë, përveç të qenit zëvendëspresidente e Trump Organization është edhe krijuese e një të të veshjeve, aksesorëve dhe parfumeve.
Donald e adhuron atë për shkak se, përveçse të qenit e mirëarsimuar dhe e përkushtuar në karrierë, Ivanka ka karizëm të madhe dhe magjepsëse dhe ka qenë vendimtare e zonja në garën për Pennsylvania Avenue, por jo vetëm. Ata që e njohin nga afër, e dinë se Ivanka është këshilltarja-hije e babait të saj. Por kjo nuk do të jetë vetëm për këtë, sepse në krahun e tij (mbi 10 vjet) është edhe bashkëshorti Jared Kushner, martuar në vitin 2009 (mendon se për të është konvertuar në judaizëm), botues i The New York Observer, dhe për këtë shumë i dëgjuar nga i vjehrri.
Stili dhe klasi i Ivankës kompensojnë ndoshta rënien e stilit dhe batutave seksiste të Donald Trump. Po, sepse në të vërtetë është ajo që, në krye të kompanisë familjare, shpërblen talentin e grave që bëjnë karrierë dhe kanë pagë të barabartë me atë të burrave. Me tre fëmijë (Arabella, Joseph dhe Theodore) dhe një ambicie të madhe, Ivanka është ka treguar të jetë trashëgimtare e përsosur e dinastisë Trump.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.