Virusi i gripit është përhapur masivisht në vendin tonë. Sipas kësaj legjende, qepët e prera të shpërndara nëpër banesë, mund të thithin virusin e gripit dhe bakteret që shkaktojnë sëmundje.
Në vitin 1919 kur gripi u kushtoi jetën 40 milionë personave në mbarë botën, një doktor vizitonte çdo ditë fshatrat dhe fermat në përpjekje për të ndihmuar njerëzit të luftonin sëmundjen. Shumë fermerë dhe familjet e tyre ishin prekur nga gripi dhe kishin vdekur. Një ditë doktori vizitoi një familje dhe për çudinë e tij, të gjithë familjarët ishin të shëndetshëm. Kur doktori pyeti se çfarë bënte ndryshe kjo familje, gruaja e fermerit u pergjigj se kishte vënë nga një gjysmë qepë të qëruar në pjatë, në secilën dhomë të shtëpisë (zakonisht dy dhoma në atë kohë). Doktori nuk mund ta besonte këtë dhe i kërkoi gruas, nëse mund ta merrte njërën nga qepët për ta parë në mikroskop. Ajo i dha njerën nga qepët dhe pas vëzhgimeve në mikroskop, doktori gjeti virusin e gripit në qepë. Tashmë u bë e qartë, që qepa i tërhiqte bakteret, duke ruajtur në këtë mënyrë shëndetin e familjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.