Çdo burrë mund të krijojë familje. Çdo burrë mund të bëhet baba. Gjithsesi fëmija ka nevojë për dikë që e ushqen, e edukon dhe e do shumë.
Një baba i vërtetë nuk është ai që siguron mjaftueshëm para për t’i blerë gruas apo fëmijëve dhurata, apo t’i çojë ata me pushime dy herë në vit. Një baba i vërtetë nuk është ai që fiton mjaftueshëm para për të dërguar fëmijët në shkolla të kushtueshme, apo një baba që paguan faturat.
Një baba i vërtetë është ai që kupton se familja vjen e para. Një baba i vërtetë është ai që është gjithmonë aty për familjen e tij. Ai që nuk lejon që familja e tij t’i përballojë e vetme problemet. Një baba i vërtetë është ai që shpreh gatishmërinë për të kaluar sa më shumë kohë të jetë e mundur me familjen, qoftë kur ndihet i lodhur apo në zonën e tij të rehatisë.
Një baba i përkushtuar është ai, që është i gatshëm të sakrifikojë dëshirat dhe lumturinë e tij për hir të familjes. Një baba i vërtetë dhe i mirë është ai që jep shembullin sesi duhet të trajtohen gratë. Me dashuri, respekt dhe dinjitet. Një baba perfekt është ai që u mëson fëmijëve virtytin e mirësisë, durimit, ndershmërisë, apo besnikërisë. Ai që kurrë nuk gënjen familjen e tij apo dikë tjetër.
Një baba i vërtetë është ai që shërben si model frymëzimi për familjen e tij. Ai që i inkurajon fëmijët të punojnë për veten dhe të rriten personalisht e profesionalisht. Një baba i vërtetë është ai, për të cilët fëmijët thonë: “Ai është modeli që dua të ndjek, shoku im më i mirë, udhëheqësi dhe trajneri im. Ai është babai im”.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.